• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kina, kundërpërgjigje ndaj masave të Brukselit: Kufizim i blerjeve të pajisjeve mjekësore nga BE

06/07/2025
Kina, kundërpërgjigje ndaj masave të Brukselit: Kufizim i blerjeve të pajisjeve mjekësore nga BE

Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do të kufizojë blerjet qeveritare të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian që kalojnë vlerën mbi 45 milionë juanë, apo 6.3 milionë dollarë, si kundërpërgjigje ndaj masave kufizuese të Brukselit.
Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Brukselit janë tensionuar, pasi Bashkimi Evropian vendosi tarifa mbi automjetet elektrike të ndërtuara në Kinë dhe Kina vendosi taksa mbi importet e alkoolit nga BE-ja.
Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian njoftoi se do t’ua ndalonte kompanive kineze pjesëmarrjen në tenderë publikë të BE-së për pajisje mjekësore me vlerë 60 miliardë euro, ose më shumë në vit, pasi arriti në përfundimin se kompanitë evropiane nuk kishin qasje të barabartë në tregun kinez.
Kjo masë u ndërmor nga Komisioni Evropian në përputhje me Mekanizmin Ndërkombëtar të Prokurimeve të BE-së, që hyri në fuqi në vitin 2022 dhe synon të sigurojë qasje të ndërsjellë në tregje.
Kundërmasat e Kinës ishin të pritshme pasi Ministria e Tregtisë sinjalizoi “masa të nevojshme” kundër vendimit të BE-së në fund të muajit të kaluar.
“Për fat të keq, pavarësisht vullnetit të mirë dhe sinqeritetit të Kinës, BE-ja ka këmbëngulur të ndjekë rrugën e vet, duke ndërmarrë masa kufizuese dhe duke ngritur barriera të reja proteksioniste”, tha Ministria e Tregtisë në një deklaratë të dielën. Prandaj, Kina nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrë masa të ndërsjella kufizuese”, tha ajo.
Ministria e Financave tha gjithashtu se Kina do t’i kufizojë importet e pajisjeve mjekësore nga vende të tjera që përmbajnë komponentë të prodhuar në BE në më shumë se 50 për qind të vlerës së kontratës. Masat hyjnë në fuqi nga sot.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

25/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al