• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kisha e Labovës së Kryqit, një nga monumentet më të vizituara (VIDEO)

26/05/2019
Kisha e Labovës së Kryqit, një nga monumentet më të vizituara (VIDEO)

Kisha e Labovës së Kryqitm e vendosur në fshatin me të njëjtin emër është mes monumenteve më të vizitueshme të trashëgimisë pas qytetit të Gjirokastrës.

Legjenda që shoqëron këtë objekt me emrin e perandorit Justinian dhe kryekomandantit të tij Kostandin Labovitit, flet për ndërtimin e kapelës fillestare në vitin 554. Por struktura aktuale e kishës sipas historianëve dhe arkitektëve i përket shek., X– XI.

Përveç turistëve dhe vizitorëve të huaj vizita në monumente me këtë natyrë po bëhen pjesë e kurrikulës mësimore për shumë shkolla në Gjirokastër. Shkolla “Urani Rumbo” ishte këtë fundjavë në Labovë për tu njohur jo vetëm me monumentin, por edhe me natyrën dhe historinë.

“Duhet të njohin kulturën që ka të bëjë me vendin e vet. Kjo kishë daton që nga periudha e mesjetës, që nga shekulli i V dhe deri në vazhdimësi, që është shekulli i XV. Nxënësit i kanë marrë këto njohuri nëpërmjet lëndëve mësimore dhe është mirë që e prekin historinë edhe nga afër, në natyrë”, thotë Mirela Muho, mësuese e historisë.

“Kemi ardhur për ta vizituar nga afër këtë kishë. Po shohim historinë e saj dhe bimësinë dhe për tu njohur më shumë me vendin”, tha një nxënëse.

“Është shumë e rëndësishme që erdha në këtë vend dhe është hera e parë që vij këtu. Më pëlqeu shumë!”, tha një tjetër nxënës.

Labova e Kryqit është mes monumenteve të rralla të artit bizantin edhe për ikonostasin unik të gdhendur në dru me një simbolikë të komplikuar motivesh floreale dhe zoomotivesh, që i referohen ungjillshkruesve dhe figurave të tilla biblike si Gjon Pagëzori që pasqyrohet në ikonostas nën imazhin e një shqiponje me dy krerë. Ikonostasi është i mbushur me imazhet e personazheve lokale me veshje tradicionale, çka e bën Labovën një pasuri autentike shqiptare.

Related Posts

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin
Kryesore

Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

19/11/2026
Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh
Kryesore

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027
Kryesore

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi
Kryesore

Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vështirë ta mbajmë në skuadër – Balkanweb.com – News24

FOTO/ Serie A “thërret” Cristian Shpendin, dy ekipe në garë, Cesena i vendos çmimin

19/11/2026
Vështirë ta mbajmë në skuadër – Balkanweb.com – News24

FOTO/ Serie A “thërret” Cristian Shpendin, dy ekipe në garë, Cesena i vendos çmimin – Balkanweb.com – News24

19/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al