Një sasi prej 60.8 kg kanabis është sekuestruar në Sarandë. Finalizimi i operacionit të koduar ”Street” çoi në pranga shtetasin A.Nguli, 44 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Sarandë. “U krye arrestimi i tij pasi në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, Sarandë, u kap në flagrancë duke udhëtuar me mjetin tip ”KIA”, në të cilin po transportonte 60.8 kg lëndë narkotike kanabisi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhim, shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.









