• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

KLSH çon në prokurori kryetaren e Bashkisë Sarandë, 129.4 milionë lekë dëme

05/05/2017
KLSH çon në prokurori kryetaren e Bashkisë Sarandë, 129.4 milionë lekë dëme

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, ish-drejtori i Shërbimeve Publike, tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Oferta (KVO) si dhe dy mbikëqyrës punimesh janë kallëzuar penalisht në Prokurori për shkak se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 129.4 milionë lekësh.

Kallëzimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka konstatuar një sërë shkeljesh, midis të cilave është edhe pagesa fiktive prej 64.4 milion lekë për punë të pa kryera.

Në përfundim të auditit të kryer, KLSH-ka i ka rekomanduar Bashkisë së Sarandës masa me karakter organizativ  në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 481 milion lekë dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 129.4 milion lekë.

Më konkretisht, KLSH sqaron:

  1. znj. F. K. me detyrë Kryetare e Bashkisë Sarandë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, për pagesa dhe investime të pakryera por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive).

Investimet e përmendura i takojnë 2 objekteve të prokurimit:

 – “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”, për vlerën 34.4 milion lekë, të likuiduar vetëm 1 ditë pas lidhjes së kontratës.

– “Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”, vlerën 30 milion lekë, likuiduar vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës.

  1. z. P. H. me detyrë ish-Drejtor i Shërbimeve Publike të Bashkisë Sarandë, për marrjen në dorëzim dhe situacionimin për punime të pakryera, me efekt në cilësinë e realizimit të investimit dhe dëm ekonomik në vlerën 50.5 milion lekë.

Investimet e përmendura i takojnë objekteve të prokurimit:

– “Ndërtim asfaltim rr. R .5, Loti  II dhe III”,

– “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel “Butrinti” deri te Kanali i Çukës”.

Për konfirmimin e pagesave për investime të pakryera por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive), për investimet:

–“Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”,

-“Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”.

 

  1. z. E. Gj. me detyrë Drejtor Juridik, në cilësinë e Kryetarit të KVO,
  2. z. P. H. me detyrë ish-Drejtor i Shërbimeve Publike, në cilësinë e anëtarit të KVO,
  3. zj. T. S. me detyrë Drejtore Ekonomike, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në 3 procedura të prokurimit publik KVO ka shpallur fitues Operatoret  Ekonomikë, të cilët nuk plotësojnë kriteret e veçanta për kualifikim të miratuara në DST, veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 24, 53 dhe 55 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” dhe shkelje të parimit të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, duke sjellë një impakt negativ në buxhetin e shtetit për vlerën 481 milion lekë dhe favorizim të  operatorëve ekonomikë  (OE) të cilët nuk garantojnë cilësinë e investimit të prokuruar.

Praktikat e përmendura i takojnë 3 objekteve të prokurimit:

– “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel “Butrinti” deri te Kanali i Cukës”, me vlerë kontrate prej 120,145,961 lekë,

– “EKO Kampus Saranda”, me vlerë kontrate prej 275,481,211 lekë,

– “Rikonceptim dhe rivitalizim i qendrës së qytetit Sarandë, Rruga e Flamurit”, me vlerë 85,432,057 lekë.

  1. z. K.K. nën cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve dhe kolaudatorit për investime jo në përputhje me kriteret e kontraktuara dhe dëm ekonomik në vlerën prej 77.5 milion lekë, për shkak të punime të pakryera por të situacionuara dhe likuidura, si dhe mos-llogaritjen e penaliteteve për vonesa në kryerjen e punimeve, për investimet:
  2. “Ndërtim asfaltim rr. R .5,Loti II dhe III”,
  3. “Përmirësimi i rrjetit të ujerave të zeza Hotel “Butrinti” deri te Kanali i Çukës”,
  4. “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.

Për miratimin e pagesave për punime të pakryera por të situacionuara (pune fiktive), për vlerën 30 milion lekë, vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës për objektin: “Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”.

  1. z. A.T. nën cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, për investim jo në përputhje me kriteret e kontraktuara dhe dëmin ekonomik në vlerën prej 27 milion lekë, për shkak të punime të pakryera por të situacionuara dhe paguara, për investimin “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.

Për miratimin e pagesave për punime të pakryera por të situacionuara (pune fiktive), për vlerën 34.4 milion lekë, vetëm 1 ditë pas lidhjes së kontratës, për objektin:“Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga F.K. në cilësinë e Titullarit të Institucionit, P.H. në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe anëtarit të KVO, E.GJ. në cilësinë e Kryetarit të KVO dhe T.S. në cilësinë e anëtarëve të KVO, në kundërshtim ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, si dhe K.K. në cilësinë e Mbikëqyrësit dhe Kolaudatorit të punimeve dhe A.T. në cilësinë e Mbikëqyrësit të Punimeve, në kundërshtim ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” dhe UKM nr. 1, datë 16.06.2011 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i RSH”, me shkresën nr. 1236/17 datë 28.04.2017, KLSH ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Sarandë, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

Related Posts

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën – Balkanweb.com – News24

4 lojtarë jashtë Trabzonit për Europën, vendimi për Muçin

25/11/2026
UEFA Conference League/ Egnatia luan nesër ndaj Lincoln Red Imps në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

UEFA Conference League/ Egnatia luan nesër ndaj Lincoln Red Imps në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

25/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al