Policia e Sarandës, ka vënë në pranga 4 të rinj nga Ksamili, pasi u janë gjetur disa doza kokaine në mjetin në të cilin udhëtonin. Të arrestuarit janë Adriatik Gjini, 25 vjeç, Dako M., 33 vjeç, Spiro Kuacka, 24 vjeç, dhe Renard Bufi, 21 vjeç. Në mjetin e tyre tip “Opel” u gjetën 7 doza kokaine.
Gjithashtu këta shtetas janë autorë të një sasie lënde narkotike kanabisi prej 18 kg, të gjetur në Ksamil më datë 15.03.2018. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Ndërsa për Renard Bufin rëndon akuza e “Moskallëzimit të krimit”.