• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Turqi për miqësoren me Uzbekistanin, Dibrani e Gojani: Të lumtur për ftesën, duam të ndihmojmë ekipin me cilësitë tona

26/03/2026
Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Turqi për miqësoren me Uzbekistanin, Dibrani e Gojani: Të lumtur për ftesën, duam të ndihmojmë ekipin me cilësitë tona

Kombëtarja U-21 ka nisur prej të dielës grumbullimin në Antalia të Turqisë, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Uzbekistanit, që do të luhet më 30 mars në ora 14:30 në Antalia. Skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar disa seanca stërvitore me grupin e lojtarëve të grumbulluar në Turqi.

Nga grumbullimi në Antalia, folën për fshf.org dy lojtarët e Kombëtares U-21, të sapoardhur në skuadër, Benjamin Dibrani dhe Eron Gojani.

Benjamin Dibrani, mesfushori i ardhur rishtaz në Kombëtaren U-21 shprehet shumë i lumtur për ftesën e marrë dhe e konsideron këtë moment si mjaft të rëndësishëm për vetën dhe karrierën e tij.

Ftesa nga Kombëtarja U-21 – Kam qenë shumë i lumtur kur e kam marrë vesh që Kombëtarja më ka bërë ftesë. Shumë i gëzuar dhe i lumtur dhe e kam parë si një mundësi të mirë për karrierën time.

Sa e rëndësishme është ftesa nga Kombëtarja për ty? – Është moment shumë i rëndësishëm për mua sepse të luash për Kombëtaren është një gjë e madhe dhe e rëndësishme. Për karrierën dhe për këtë moment që jam tani.

Si të kanë pritur lojtarët dhe si ka shkuar grumbullimi deri më tani? – Ka qenë shumë mirë. lojtarët më kanë pritur mirë, po kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Kemi shumë kimi. Çdo gjë ka shkuar shumë mirë deri më tani me të gjithë, stafin, trajnerët, lojtarët. Trajningu është i fortë, niveli shumë i mirë.

Çfarë presim nga Dibrani në Kombëtare? – Është shumë e rëndësishme që të luaj për Kombëtaren. Të tregoj cilësitë që kam unë dhe të forcohemi më shumë për ndeshjet e ardhshme.

Eron Gojani, sulmuesi shqiptar që aktivizohet në Norvegji, i ardhur gjithashtu rishtaz në ekipin U-21 nuk e fsheh gëzimin që ka marrë ftesën për të luajtur për kuqezinjtë. Ai shpreson që të ndihmojë ekipin me cilësitë e tij dhe është i lumtur për pritjen nga skuadra kuqezi.

Ftesa nga Kombëtarja – Jam shumë i gëzuar, është një moment i madh për mua në karrierën time. i kënaqur dhe krenar që do të përfaqësoj Shqipërinë. Ftesa nga Kombëtarja për mua është gjithçka. Është një mundësi për mua që të tregoj cilësitë e mia në fushë. Uroj që të ndihmoj ekipin me cilësitë që unë kam dhe të tregoj veten në nivele ndërkombëtare.

Si të ka pritur ekipi – Përshtatja ka qenë shumë e mirë. Lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Duket një grup i mirë, social dhe të gjithë rrimë bashkë. Jemi një grup i mirë brenda dhe jashtë fushe. Ditët kanë shkuar shumë mirë, stërvitjet kanë qenë të një niveli të lartë dhe shpresoj që çdo ditë të jetë më mirë dhe të bëhemi gati për finalet e Kampionatit U-21.

Si do e ndihmojë Gojani skuadrën? – Është shumë e rëndësishme për mua, sidomos për ekipin. Nëse mund të ndihmoj ekipin shqiptar me cilësitë e mia, është nder dhe jam krenar që më kanë dhënë këtë mundësi. Shpresoj që do të shkojmë larg si grup, të luftojmë në finale dhe të shkojnë ndeshjet sa më mirë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës
Sport

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)
Sport

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

11/04/2026
VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë
Sport

VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

11/04/2026
UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit
Sport

UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit

11/04/2026
Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet
Sport

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

11/04/2026
Me 6 mijë tifozë në krah, Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli
Sport

Dëmtimet e Krymit dhe Bajramit, sfidë për stafin dhe lojtarët. Ja situata te Vllaznia

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj tre finalistëve: Njeriu më fals…

Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj tre finalistëve: Njeriu më fals…

12/04/2026
Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al