• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kompania e tretë më e madhe në vend mbyll fabrikën e çelikut, shkak energjia e shtrenjtë

09/09/2022
Kompania e tretë më e madhe në vend mbyll fabrikën e çelikut, shkak energjia e shtrenjtë

Çmimet e larta të energjisë për bizneset po japin efektet e para në ecurinë e aktivitetit të ndërmarrjeve të mëdha, që e kanë energjinë një zë kryesor në kostot e tyre. Kurum, kompania e tretë më e madhe në vend nga të ardhurat, pas OSHHE dhe “Kastrati group” si dhe eksportuesi më i madh, që nga fillimi i gushtit ka mbyllur përkohësisht fabrikën e çelikut dhe të petëzimit. Fabrika e petëzimit do të fillojë në 1 tetor. Ndërsa fabrika e çelikut do të rifillojë nëse bien çmimet e energjisë, ose çmimi i hekurit rritet mbi 1100-1200 euro, nga rreth 700 euro që është sot.

Arif Shkalla, drejtor ekonomik i Kurum, tha për Monitor se arsyeja kryesore lidhet me çmimin e shtrenjtë të energjisë, pasi nuk mund të prodhohet çeliku, kur energjia ka arritur 750 euro MWH dhe një ton çelik shitet 700 euro. Sipas tij, me çmimet e hekurit që janë rreth 700 euro,, duhet që energjia të zbresë në 200-250 euro/KWH që fabrika të jetë në eficiencë.

Shkalla thotë që të prodhosh 1 ton hekur duhen mesatarisht në total 730-750 kilowat. “Pra nëse çmimi arriti 870 euro në gusht, kosto direkte e energjisë është 652 euro për ton, kur hekuri final si  produkt në bursa ka qenë 650-680 euro në gusht.

Për momentin kompania po importon hekur ose lingota që të punojë në fabrikën e petëzimit.

Shkalla thotë se e njëjta situatë është dhe në Europë, ku shumë fabrika po mbyllen. Prodhuesi i dytë më i madh i çelikut në botë, ArcelorMittal ka njoftuar se ka mbyllur një fabrikë në Europë për shkak të shtrenjtimit të gazit dhe energjisë.  Kurum ka në pronësi dhe HEC-et në Bistricë dhe Ulzë. Dy HEC-et në Bistricë janë në punë, ndërsa Ulza nuk po punon për shkak se nuk ka ujë dhe po priten shirat.

Për momentin, Kurum po importon dhe tregton dhe vetëm njëra fabrikë është e hapur. Shkalla tha se eksportet kanë vijuar, por nuk krahasohen me nivelet e vitit të kaluar.  Ndërsa në shtator nuk pritet të ketë eksporte dhe shpresa është që të rifillojë aktiviteti në tetor. Shkalla thotë se kërkesa për hekur ka rënë, ndërsa dhe Kosova po e siguron hekurin nga tregje të tjera dhe po importon direkt përmes Portit të Durrësit.

Shkalla thotë se Turqia po konkurron me çmimin e hekurit, pasi kompanitë atje vijojnë që të marrin energjinë lirë nga shteti.

“Shteti ua jep fabrikave akoma ne Turqi gazin për prodhim energjie me 140 usd  MWH, duke u bërë konkurrentë të fortë në Europë.”

Në vitin 2021, të ardhurat e Kurum arritën në 42 miliardë lekë, sipas bilancit zyrtar, pothuajse dyfishim në raport me vitin e kaluar, teksa kompania e mori veten nga pandemia dhe kërkesa u rrit në Europë. Shkalla thotë se pavarësisht mbylljes së fabrikës së çelikut, Kurum i ka të garantuara të ardhurat nga energjia dhe si rrjedhojë nuk do të ketë probleme likuiditeti për pagesat dhe këstet e bankave, por e mira është që të punojnë të gjitha fabrikat. Fabrikat e mbyllura zënë 75% të xhiros së kompanisë, por gjithsesi rritja e çmimit të energjisë favorizon HEC-et. Këto të fundit sjellin rreth 20% të fitimeve.

Kurum ka të punësuar rreth 750 punonjës, përfshirë edhe që punojnë në HEC-e. Ndërsa pa përfshirë punonjësit në HEC-e, numri i të punësuarve është 670, nga të cilët 100 janë administratë, shitje, staf inxhinierik. Shkalla thotë se ata po vazhdojnë të mbahen në punë, me leje me pagesë. Një pjesë e punonjësve po punojnë në mirëmbajtje dhe përpunim skrapi. “Gati gjysma fillojnë në 1 tetor dhe pjesa e mbetur do jene me 60% në marrëveshje me sindikatën për 3 muaj”, thotë Shkalla.

Kompanitë e mëdha, të tensionit të lartë janë të parat që kanë dalë në tregun e lirë të energjisë, dhe që prej vitit 2011 e blejnë vetë energjinë në treg të lirë, pjesë e të cilave është dhe Kurum. Ishin gjithsej 7 kompani, që përbënin 8.4% të konsumit kombëtar./Monitor

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Champions League/ Egnatia barazon ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në sfidën e kthimit

UEFA Champions League/ Egnatia barazon ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në sfidën e kthimit

22/07/2026
Renditja e FIFA-s, Spanja “parakalon” Argjentinën, Gjermania mbetet jashtë “TOP 10”

E ardhmja, kush do të hedhë hapin e madh në Botërorin 2030?

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al