• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kompania Moderna tregon rezultatet e vaksinës: “100% e suksesshme në parandalimin e rasteve të rënda”

01/12/2020

Kompania Moderna njoftoi të hënën se ka kërkuar autorizim emergjent në SHBA për vaksinën e saj kundër COVID-19, pasi rezultatet nga një studim në shkallë të gjerë treguan sukses prej 94.1% kundër sëmundjes, pa shqetësime serioze për efekte anësore.
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet tha se një komision këshillimor do të mblidhet për të diskutuar kërkesën më 17 dhjetor, duke e bërë vaksinën kandidate të Modernës kandidaten e dytë me sukses të lartë që do të merrte miratim nga autoritetet amerikane me premtimin për të filluar fazat e para të vaksinimit brenda vitit 2020.
Një vaksinë e krijuar nga kompanitë Pfizer Inc dhe BioNTech SE me efektivitet prej 95% në provat e gjera iu dërgua një javë më parë një komisioni ekspertësh pë të rishikuar rezultatet. Autoritetete federale amerikane do të vendosin për të dhënë apo jo miratim për përdorim emergjent, pasi komisioni i ekspertëve të japë opinionin e tij.
Moderna, e cila ka në plan të kërkojë miratim edhe nga autoritetet evropiane, njoftoi se suksesi i vaksinës së saj është dëshmuar në mosha, raca, gjini dhe etni të ndryshme dhe shtoi se është 100% e suksesshme në paandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes që deri tani kanë shkaktuar afro 1.5 milionë të vdekur në shkallë globale.
“Besojmë se kemi një vaksinë shumë efektive. Tani kemi edhe të dhënat që e provojnë një gjë të tillë,” tha eksperti kryesor mjekësor i kompanisë Moderna, Tal Zaks. “Parashikojmë se do të luajmë një rol të madh në ndryshimin e kursit në këtë pandemi”.
Nga të 196 personat që u sëmurën nga COVID-19 ndër mbi 30,000 vullnetarë, 185 prej tyre kishin marrë placebo dhe 11 ishin injektuar me vaksinën kandidate. Moderna njoftoi 30 raste të rënda, të gjithë nga grupi që kishin marrë placebo.
Aksionet e kompanisë u rritën 3% në mbrëmje, pasi ishin rritur gjatë ditës 20%. Gjatë 2020, aksionet e kësaj kompanie janë ritur rreth 700%.
Përveç aplikimit për autorizim për përdorim emergjent, Moderna tha se do të kërkonte edhe autorizim me kusht nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë dhe do të vazhdojë diskutimet me ente të ngjashme rregullatore.
Moderna tha se planifikon të ketë rreth 20 milionë doza të vaksinës së saj gati për transportim në SHBA brenda 2020, një sasi e mjaftueshme për të vaksinuar 10 milionë vetë.
Vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer/BioNTech përdorin një teknologji të re të quajtur “korrieri sintetik RNA” ndërsa kompani të tjera si AstraZeneca, përdorin metoda të tjera tradicionale. Kompania britanike AstraZeneca ka njoftuar një normë mesatare efektiviteti prej 70 për qind të vaksinës së saj dhe deri në 90 për qind për një nëngrup pjesëmarrësish në prova klinike, të cilët fillimisht morën një gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë. Por disa shkencëtarë kanë shprehur dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e shifrave të efektivitetit prej 90 për qind për këtë grup të vogël pjesëmarrësish.
Rezultatet pozitive të disa vaksinave kanë ndezur shpresat për t’i dhënë fund një pandemie që ka goditur ekonominë botërore dhe ka shkaktuar mbi 1 milion e 400 mijë vdekje në të gjithë botën. Këto zhvillime vijnë ndërsa numri i infeksioneve të reja dhe shtrimet në spital me COVID-19 janë në nivele rekord në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Pas marrjes së autorizimit Moderna pret që vaksina e saj të transportohet në pika të caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shpërndarja e vaksinës së saj pritet të jetë më e lehtë se ajo e Pfizer-it sepse ndërsa duhet të ruhet në frigorifer, nuk kërkon temperatura ultra të ftohta të nevojshme në rastin e vaksinës së kompanisë Pfizer./VOA

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze

26/04/2026
Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al