• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koncensioni për aeroportin e Vlorës, si po i falen 37 milionë euro investitorit

27/12/2019
Koncensioni për aeroportin e Vlorës, si po i falen 37 milionë euro investitorit

Qeveria shqiptare ka hapur së fundmi tenderin për dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA).

Sipas udhëzimit, që qeveria ka nxjerrë për ofertuesit potencialë lidhur me Aeroportin e Vlorës, ai parashikohet të ketë një kosto rreth 87 milionë euro.

Por, qeveria merr përsipër, për shkak të riskut të lartë të këtij projekti, që të garantojë të ardhurat e koncesionarit. Sipas projektit, të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Qeveria do garantojë 138 milionë euro të ardhura për 10 vjet për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës

Monitor ka bërë një krahasim të thjeshtë se sa do të kushtonte aeroporti, nëse qeveria do të merrte kredi për ta ndërtuar atë. Për një kosto prej 87 milionë euro dhe me një kredi për 10 vjet për një interes prej 3% (nëse qeveria del sot në tregje mund të marrë një hua me këtë shumë), totali që do të paguante për 10 vjet do të ishte rreth 101 milionë euro, me interesat totale që arrijnë në rreth 14 milionë euro. Kjo shumë në total është 37 milionë euro më e ulët se pagesa që i garantohet koncesionarit.

Por, ndërkohë, biznesi i koncesionarit është i sigurt. Garancia e qeverisë e mbulon të plotë koston e financimit me 100% borxh si dhe shpenzimet e operimit për 37 milionë euro të tjera për 10 vjet.

Praktika e koncesioneve PPP vitet e fundit ka qenë e tillë që koncesionari nuk ka marrë përsipër asnjë risk, që e ka mbajtur të gjithë shteti dhe pagesat janë të garantuara nga buxheti (për shumë koncesione të tjera si në shëndetësi, apo djegien e plehërave paguhet edhe për shërbime që nuk kryhen fare, ose përllogaritjet bëhen gabim dhe kostot rriten gjatë rrugës). Kjo është e ndryshme nga filozofia e përdorimit të PPP-ve, që teorikisht shteti i bën kur nuk ka para, projekti rezulton me kosto më të lirë se në rast se do ta bënte dhe një pjesë e riskut mbahet nga investitori. Financatjanë të prirura të përdorin këto forma koncesioni edhe për faktin se nuk i raportojnë shumat totale të projekteve koncesionare në borxhin total publik, por vetëm pagesat e vitit korent, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka kërkuara që ato të llogariten në vlerën e borxhit, pasi janë pagesa që shteti ka premtuar t’i bëjë në të ardhmen.

Argumentimi i garantimit të të ardhurave

Në dokumentet e tenderit, thuhet se skenarët që merren në analizë tregojnë për risqe të larta çka e bën përfshirjen e garancisë si një instrument. Referuar të ardhurave totale të parashikuara në skenarët e studimit vënë në dispozicion te “Komisionit, shprehemi se ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulët kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë, pra të ardhurat e munguara midis nivelit faktik dhe atij të parashikuar në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit “thuhet në dokument.

Projekti

Referuar dokumenteve mësohet se punimet parashikohen që të zgjasin të paktën 3 vite dhe viti i katërt do t’i shërbeje koncesionarit për të bërë testimet e nevojshme dhe për të marrë certifikimet. Kjo do të thotë që nëse gjithçka ecën siç duhet dhe në 31 maj 2020 nisin punimet për ndërtimin, nga Vlora fluturimi i parë zyrtar do të bëhet në vitin 2024. /monitor

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al