Një tjetër rast është konfirmuar një ditë më parë me koronavirus në qytetin e Fier. Ka rezultuar pozitive një nënpunëse e DAR në Fier. Nuk dihet nëse është vatër e re infeksioni apo është zinxhir i vatrës së punonjësve të Thesarit në Fier. Autoritetet po punojnë për të zbuluar se si ëhstë infektuar nënpunësja e DAR. Deri tani në Fier janë konfirmuar 20 raste me koronavirus. Pacientët që janë zbuluar të parët kanë qnë të kthyer nga Italia.