Këshilli Bashkiak i Libohovës ishte i treti që u konstituua sot në Gjirokastër. 15 këshilltarët e këtij këshilli dhe kryebashkiakja Luiza Mandi bënë betimin. Të pranishëm ishin edhe deputetët Bledi Cuci, Mirela Kumbaro e Artemis Malo, si dhe prefekti Astrit Aliaj. Ky është mandati i dytë i Luiza Mandit në Bashkinë Libohovë.
©argjiroja.net










