• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kontrolli teknik i automjeteve, ikën një koncension i vjetër, vjen një koncension i ri

08/01/2020
Kontrolli teknik i automjeteve, ikën një koncension i vjetër, vjen një koncension i ri

Qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që sot vijon të kryhet ende nga kompania SGS Automotive Albania, pas zgjatjes së kontratës me 16 muaj. Me kontratën e re kjo kompani që ishte mbajtëse e koncesionit 10 vjeçar mund të vijojë të ushtrojë aktivitetin deri në fund të 2020 por nëse qeveria vendos lidhjen e kontratës me kompani të reja ajo thjesht duhet të lajmërojë SGS-në tre muaj në avancë. E duket se drejt kësaj rruge është duke u ecur aktualisht ku si fillim janë bërë ndryshimet e nevojshme ligjore në rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet e para janë bërë në nenin 234 për fushat e kontrollit dhe personelin e ngarkuar me të. Në këtë nen përcaktohet se fusha e kontrollit teknik përfshin të gjitha mjetet rrugore që përcaktohen në Kodin Rrugor. Në pikën 3 të nenit nënvizohet së mjetet që kalojnë kontrollin teknik pajisen me “Certifikatën e kontrollit teknik”. Forma, përmbajtja dhe specifikimet e tjera të kësaj certifikate përcaktohen në udhëzimin e ministrit përgjegjës për transportin. Vlefshmëria e certifikatës së kontrollit teknik është sipas përcaktimeve në Kodin Rrugor.

Liberalizmi i tregut është reflektuar në pikën 9 ku thuhet se kontrolli teknik i mjeteve rrugore në qendrat e kontrollit teknik kryhet nga subjekte publike ose private, të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për transportin.

“Qendrat e kontrollit teknik të reja, që të licencohen nga ministri që mbulon veprimtarinë përkatëse, duhet të ndërtohen mbi bazën e kombinimit të kritereve gjeografike (qasja e baraslarguar e njësive administrative) dhe demografike (numri i mjeteve për njësi administrative” thuhet në ndryshimet e rregullores.

Ikën një koncesion i vjetër vjen një koncesion/PPP i ri

Por teksa kontrolli teknik është lakuar prej vitesh për një orientim drejt liberalizmit të tregut duket se sërish nuk do të kemi mungesë koncesioni apo partneriteti publik privat pasi në rregullore është shtuar një nen i ri 234/1. Këtë herë koncesioni do të jepet në fushën e mbikëqyrjes së atyre që ofrojnë shërbimin e kontrollit teknik.

Sipas nenit të ri që vjen nën emërtimin e mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik nënvizohet se të gjitha qendrat e kontrollit teknik në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të mbikëqyren.

“ Mbikëqyrja do të kryhet nga një subjekt i specializuar, që mund të jetë subjekt publik ose privat. 2. Kërkesat e zbatueshme për personelin e punësuar nga subjekti mbikëqyrës i qendrave të kontrollit teknik duhet të mbulojnë këto fusha :a) kompetencë teknike; b) paanshmëri; c) standarde kualifikimi dhe trajnimi.3. Subjekti mbikëqyrës i qendrave të kontrollit kryen detyrat e përcaktuara, si më poshtë vijon a) mbikëqyr qendrat e kontrollit; b) verifikon trajnimin dhe provimet e inspektorëve; c) auditon; ç) monitoron; d) vlerëson vlefshmërinë e rezultateve të kontrolleve teknike; dh) i propozon ministrit tërheqjen ose pezullimin e licencave të qendrave kontrolluese dhe/ose të certifikatave të inspektorëve.

Mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore mund t’u jepet me koncesion/partneritet publik privat palëve të treta, në përputhje me ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar “thuhet në rregulloren e re tashmë të hyrë në fuqi.

SGS Albania, rreth 50 milionë euro të ardhura që nga fillimi i aktivitetit

Në vitin 2009, kompania zvicerane SGS Automotive Albania mori koncesionin e kontrollit autoteknik të automjeteve, e cila më parë bëhej nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, kontroll i detyruar i mjeteve.

Në vitin 2018, “SGS Albania”, që ofron shërbimin e kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore, raportoi të ardhura prej 944 milionë lekësh, me rritje prej 5% me bazë vjetore në vitin 2018. Norma e fitimit të koncesionarit ishte 27%, nga 23.5% një vit më parë.

Në total, që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2009 deri në 2018-n, SGS Albania ka raportuar të ardhura prej 6.3 miliardë lekësh, ose rreth 50 milionë euro, ndërsa fitimi llogaritet në rreth 1 miliardë lekë, rreth 8.2 milionë euro (para taksave), sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në bilancet e deklaruara të kompanisë./MONITOR

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al