Një 12-vjeçare po lufton për jetën në një spital të Atlantas në Georgia, pasi rezultoi e infektuar me COVID-19.
12-vjeçarja më 15 mars u diagnostikua me pneumoni dhe të premten u zbulua se ajo është i infektuar me Covid-19. Që prej së shtunës ajo ndodhet në terapi intesive, por mjekët thonë se gjendja e saj është e qëndrueshme, raporton CNN.
Ekspertët e shëndetit kanë thënë që të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar që të humbin jetën pasi infektohen me COVID-19.
Sipas tyre, fëmijët po ndihmojnë në përhapjen e virusit.
Studimet tregojnë se nga gati 45,000 raste të konfirmuara në Kinë deri më 11 shkurt, pati një vdekje të një personi nën 20-vjeç.
Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka vdekje të fëmijëve poshtë moshës 10-vjeç.