• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kredi me garanci nga shteti, hapen aplikimet për fermerët

06/07/2025
Nafta falas për fermerët po ndahet me pikatore

Nga muaji korrik çdo fermer në NIPT, pra i regjistruar në tatime, ka mundësi të aplikojë në bankat e nivelit të dytë për të përfituar kredi më garanci nga shteti.

Shumë e kredisë nuk do të jetë më shumë se 25 milion lekë, ndërsa norma e interesit do të jetë 2%.

Ardita Kuçi, drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësore dhe Rural, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus tha se kjo është hera e parë që shteti del garant me një garanci të tillë për bujqësinë.

“Është hera e pestë që shteti jep një garanci shtetërore për sektorë të ndryshëm, por e para për bujqësinë. Norma e interesit është dakordësuar me bankat dhe do të jetë 2%, më e ulëta e dhënë ndonjëherë. Shteti do të dalë garant për 70% të vlerës së kredisë. Për pjesën e mbetur pra 30% analiza e riskut do të bëhet nga bankat e nivelit të dytë. Në shohim që kërkesa për investim është e lartë dhe kemi pritshmëri që ky instrument do të përthithet nga fermerët dhe individët që duan të investojnë. Interesi më i madh lidhet me investimet në bujtina dhe agroturizëm”, tha Kuçi.

Por kush ka të drejtë të aplikojë dhe çfarë dokumentacioni nevojitet?

“Aplikimin mund ta bëjë kushdo që është i regjistruar pra me NIPT. Mjafton të paraqesë një dokument mbi investimin që kërkon të bëjë, nuk do të kërkohet një plan i mirëfilltë biznesi. Aplikimi i parë do të jetë pranë AZHBR-së. Zyrat tona do të jenë hallka e parë e dorëzimit të këtyre aplikimeve me qëllim për të filtruar dhe saktësuar çdo dosje fermeri, i cili më pas aplikon në bankë. Miratimi i parë do të jepet nga zyrat e AZHBR meqenëse kemi ekspertizën e duhur në këtë drejtim”, sqaroi Kuçi në Vizion Plus.

Po kush janë pesë fushat që do të kenë përparësi në kreditim? Nisin me investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm dhe inovacion teologjik.

Prej vitesh bujqësia është sektori që nuk preferohet nga bankat për shkak të riskut të lartë, ndaj qeveria vendosi të ofrojë një garanci sovrane për t’i ardhur në ndihmë sektorit. Ndërkohë në treg pritet të hapë dyert edhe banka shtetërore e investimeve, një bankë që do të ketë në fokus kreditimin e investimeve të mëdha në infrastrukturë, përfshirë edhe bujqësinë.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al