• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë

17/08/2026
Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse protestat që po zhvillohen në Tiranë do të vijojnë me një pjesëmarrje prej 2 mijë personash dhe pa lidership, janë të destinuara të degradojnë.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv, ku tha se kjo mënyrë e të protestuarit, jo vetëm që nuk e rrëzon dot qeverinë, por sipas tij, i forcon më tepër kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha.

“Mendoj që momentalisht protestën e ndan një kufij shumë i hollë mes suksesit dhe degradimit. Nëse kjo protestë do të vijojë në këto përmasa, nëse kjo protestë do të vijojë me 2 mijë vetë, nëse kjo protestë do vijojë pa organizim, strukturim, lidership, program, atëherë kjo protestë është e destinuar jo vetëm të dështojë dhe të mos rrëzojë qeverinë, por të forcojë dyshen Rama-Berisha. Pse e them këtë? Sepse çdo dobësi e kësaj proteste, e cila ka rritur pritshmërinë e popullin në maksimum, do të bëjë që populli të mos dalë më në protesta, sepse do të thonë ‘kur nuk ndodhi gjë me flamingot, atëherë s’mund të ketë ndryshime politike’”, tha mes të tjerash Spahiu. Më tej Spahiu theksoi se një pjesë e personazheve kyçe që marrin pjesë në protestë, bëjnë një lojë të dyfishtë.

Spahiu shtoi se përderisa për 78 ditë nuk u gjet dot një lider i protestës, është shumë e vështirë që të gjendet tani, pasi sipas tij, tani infiltrohen personazhe që sipas tij bëjnë lojë të dyfishtë.

“Gabimet apo loja e dyfishtë që bëjnë disa personazhe, mund ta çojë protestën në dështim. Nuk është e rastit që në 2-3 muaj nuk ka shkëlqyer dot asnjë figurë. Kjo protestë që ka 2 muaj e gjysmë dhe nuk ka prodhuar dot as lider, as program, as parti, e ka të pamundur ta krijojë tani, sepse tani infiltrohen personazhe që bëjnë lojë të dyfishtë. Rama dhe Berisha janë të interesuar që protesta të mos mbyllet, por të degradojë. Nëse protesta do vijojë me 2 mijë veta, nuk është mënyrë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë apo ndryshime drastike”, shtoi Spahiu.

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Ndryshime në kabinet, Rama emëron dy zv.ministra të rinj
Kryesore

Ndryshime në kabinet, Rama emëron dy zv.ministra të rinj

22/10/2026
Protestuesit mblidhen të enjten para Parlamentit
Kryesore

Protestuesit mblidhen të enjten para Parlamentit

22/10/2026
Rama: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’!
Kryesore

Rama: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’!

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al