• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

Kroacia ka asgjësuar 147 kuintalë, ose 14 tonë e 700 kilogramë, speca të kuq me origjinë nga Fieri.

Vendimi për groposjen e produktit shqiptar erdhi pas rezultateve të analizave, të cilat treguan se specat e kuq kishin ngarkesë të lartë me fungicidin proquinazid, në një nivel prej 0.050 mg/kg.

Sipas të dhënave të sistemit RASFF, prodhimi shqiptar rezultoi i ngarkuar me lëndën aktive proquinazid, ndërkohë që për këtë substancë niveli i lejuar i pranisë në speca është zero.

Proquinazidi, sipas listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë, tregtohet në Shqipëri me emrin Talendo, me vlefshmëri regjistrimi dhe tregtimi deri në fund të vitit 2028.

Proquinazidi nuk është i ndaluar për t’u shitur, por përdorimi i tij në mënyrë kategorike nuk lejohet në perime. Lënda aktive proquinazid është e autorizuar për përdorim në kulturat e rrushit, për luftimin e sëmundjeve kërpudhore, veçanërisht të mykut pluhur.

Prania e kësaj substance në specat e kuq ngre dyshime të forta se fermeri shqiptar e ka përdorur një preparat të destinuar për vreshtat në kultivimin e perimeve.

Fermeri, por edhe specialistët apo agronomët që këshillojnë përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, mund të kenë aplikuar një preparat të papërshtatshëm në kulturën e specit. Në përpjekje për të mbrojtur prodhimin dhe për të kapur në kohë tregun, përdorimi i një produkti të gabuar mund të ketë sjellë mbetje të larta të pesticidit në produktin final.

Por kjo nuk është hera e parë që specat shqiptarë përfundojnë në qendër të alarmit të autoriteteve kroate.

Pothuajse e njëjta histori është përsëritur më 7 shtator, kur një sasi tjetër specash me origjinë nga Shqipëria është asgjësuar pasi analizat zbuluan nivel të lartë të pesticidit acetamiprid.

Këtë herë, prodhimi shqiptar kishte kaluar përmes një tregtari maqedonas, i cili, pasi kishte blerë specat nga fermeri shqiptar, tentoi t’i rieksportonte drejt Kroacisë. Sipas informacionit të disponueshëm, tregtari nuk ishte në dijeni të nivelit të pesticideve në produkt.

Ishin kontrollorët e ushqimit në Kroaci ata që zbuluan praninë e lartë të acetamipridit në speca. Si pasojë, autoritetet vendosën që produkti të asgjësohej menjëherë në territorin kroat.

Dy raste të tilla brenda një periudhe të shkurtër ngrenë pikëpyetje serioze për kontrollin e përdorimit të pesticideve në fermat shqiptare dhe për mënyrën se si produktet bujqësore kontrollohen përpara se të dalin në treg apo të eksportohen.

Veprime të tilla duhet të parandalohen në kohë nga strukturat përgjegjëse për kontrollin e ushqimit dhe sigurinë ushqimore. Inspektorët duhet të garantojnë që në fermat shqiptare të prodhohen produkte të sigurta dhe cilësore, në përputhje me normat e përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, dhe jo produkte me mbetje pesticidesh që mund të përbëjnë rrezik për konsumatorët. (TCH)

Related Posts

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1
Kryesore

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

14/10/2026
Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

13/10/2026
Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve
Kryesore

Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve

13/10/2026
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!
Kryesore

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!

13/10/2026
Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë
Kryesore

Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

13/10/2026
Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur
Kryesore

Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur

13/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia nis rrugëtimin historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, nesër përballë Midtjylland në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Egnatia nis rrugëtimin historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, nesër përballë Midtjylland në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al