• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

PS propozoi shkrirjen e bashkisë, kryebashkiaku socialist i Divjakës del në protestë: Ndihem i tradhtuar, na erdhi si bombë

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë kundër propozimit të bërë nga Partia Socialiste për Reformën Territoriale, sipas të cilit bashkia që ai drejton do t’i bashkohet Lushnjës.

Gjatë një proteste të zhvilluar në Divjakë, Gorrea tha se lajmi për shkrirjen e bashkisë i kishte rënë si “bombë”.

Kryebashkiaku socialist tha se ndihet i tradhtuar nga partia e tij dhe se nuk është pyetur, por as nuk ka pasur dijeni për vendimin e marrë nga PS-ja.

Gorrea tha se ka disa arsye pse bashkia që ai drejton nuk duhet të shkrihet, duke theksuar se ajo ka 56 mijë banorë dhe se, sipas censusit të dy viteve më parë, në Divjakë aktualisht banojnë rreth 25 mijë persona.

Po ashtu, ai hodhi akuza, duke deklaruar se “kjo nuk mund të quhet reformë”.

“Ju falënderoj që jeni pjesë e këtij tubimi, i cili dje të gjithëve na ra si bombë. Mendova se fjalën këtu do ta mbanin vetë ata, por të gjithë kanë të drejtën e vet të flasin siç e ndiejnë. Edhe unë, si qytetar, ashtu si ju, jam i çuditur, edhe pse duhej të isha disi në dijeni për shkak të pozicionit politik që kam.

Dje më ra si bombë lajmi, kur pashë që Bashkia Divjakë ishte një nga 15 bashkitë që do të shkriheshin. Unë mendoj se këtu jemi për një qëllim dhe qëllimi i përbashkët është që ta mbrojmë bashkinë tonë, e cila është e popullit më punëtor të republikës. Të them të vërtetën, ndihem i tradhtuar, sepse pa asnjë paralajmërim na vjen kjo bombë.

Në të vërtetë, kjo nismë e qeverisë ka kohë që përflitet. Komisioni i Reformës Territoriale ka shqyrtuar mundësitë se si ta vijojë këtë reformë, por, për fat të keq, ajo që ndodhi dje nuk mund të quhet reformë. Pse? Sepse një nga kriteret ishte numri i popullsisë dhe unë kam fjetur i qetë, pasi bashkia jonë ka 56 mijë banorë dhe, për nga renditja numerike, ne jemi të 26-tët. Pra, duhej të shkriheshin 27 bashki që të na vinte radha neve për nga numri i popullsisë. Edhe sipas censusit, bashkia ka një numër të lartë banorësh. Janë 25 mijë banorë, një shifër që është pranuar nga qeveria shqiptare dhe që është shumë e lartë”, tha ndër të tjera Gorrea.

Sakaq, administrata e Bashkisë Divjakë ka paralajmëruar se do të lërë punën duke nisur nga dita e hënë.

Qytetarët, të cilët janë me bindje edhe të majtë, edhe të djathtë, janë shprehur se do të dalin çdo ditë në protestë në sheshin kryesor të qytetit, derisa të anulohet projekti për reformën territoriale.

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al