Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se në 25 prill, kur janë edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të rinjtë shqiptarë do të votojnë për një të ardhme më të mirë.
Në një postim në Facebook, ku komentoi edhe takimin me te rinjte e Fierit, kryetarja e LSI tha se kjo datë do të jetë dita e gjykimit për për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini.
“Fantastik gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët.
Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit”, shkruan Kryemadhi në Facebook.