• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetari i Bashkisë Finiq regjistrohet si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit

09/05/2019
Kryetari i Bashkisë Finiq regjistrohet si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit

Kryebashkiaku aktual i Bashkisë Finiq, Leonidha Kristo, është i pari që ka vendosur të regjistrohet si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit meqë opozita nuk do të marrë pjesë.

Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2015 ku u prezantua si kandidat i partisë minoritare greke “MEGA”, Kristo në këtë garë elektorale është regjistruar si i kandidat i pavarur. Në një intervistë për gazetën “TemA”, ai tregon se ky vendim erdhi pas një konsulence me banorët e zonës që përfaqëson.

Kristo, siç e dini në prag të zgjedhjeve vendi ndodhet në një ngërç të fortë politik. Si erdhi vendimi juaj për të rikandiduar?

Zgjedhjet i takojnë  popullit dhe jo partive, ndaj unë në këtë rast përfaqësoj popullin. Nga ana tjetër unë jam kryetar në detyrë i bashkisë. Nga ky pozicion, kam detyrimin të raportoj para komunitetit që më ka zgjedhur për arritjet, problemet, shqetësimet që kemi përballuar dhe do të përballojmë në të ardhmen. Raportimi është detyrim kryesor i një  pushtetari. Këtij detyrimi unë nuk kam në plan t’i fshihem. Të gjithë njerëzit me të cilët  bisedoj në zonën  time e respektojnë dhe e mbështesin këtë vendim. Këtu buron vendosmëria ime për të kandiduar.

Pse zgjodhët të hyni në garë si kandidat i pavarur dhe jo si pjesë e një sigle politike?

Partitë politike aktualisht janë futur në një luftë kampesh me njëra-tjetrën. Është një luftë e cila bëhet për qëllime të tjera dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Qytetarët e Finiqit dhe unë si kryetar i tyre nuk e mirëkuptojmë këtë luftë prandaj nuk bëhemi pjesë e saj. Beteja jonë janë zgjedhjet dhe ne duhet t’i shërbejmë vetëm asaj.

Related Posts

Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet
Kryesore

Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

15/10/2026
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar
Blog

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026
Guximi që Ramës po i kushton shumë. Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë
Blog

Guximi që Ramës po i kushton shumë. Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë

15/10/2026
Niko Peleshi: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik
Kryesore

Niko Peleshi: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik

15/10/2026
Kreu i Policisë së Shtetit: Pas dhunës qëndrojnë organizatorë brenda dhe jashtë vendit
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit: Pas dhunës qëndrojnë organizatorë brenda dhe jashtë vendit

15/10/2026
Digjet një tjetër biznes në Tiranë
Kryesore

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Dopietë në Rusi, Daku tregon klasin me Spartakun e Moskës

15/10/2026
VIDEO/ Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

15/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al