Fundjava sjell përmirësim të kushteve të motit, por jo në verilindje të vendit. Sipas meteorologëve, ditën e shtunë, territori do të dominohet nga kthjellime, përjashto verilindjen, ku do të ketë vranësira kalimtare.
Pasditja e mbrëmja vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare në verilindje por pjesa tjetër e vendit, mbetet me mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë mëngjesin e së shtunës, por një rritje me 2°C sjellin orët e mesditës.
Sipas “Meteoalb”, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta të gjithë vendin por pasditja sjell kthjellime e vranësira kalimtare në Jug, ndërsa vranësirat në të gjithë territorin, vranësira që mbeten prezente edhe gjatë natës. E diela sjell rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26-27°C.









