• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro bën bilancin e këtij viti: 7.1 milionë turistë vizituan Shqipërinë

14/12/2022
Kumbaro bën bilancin e këtij viti: 7.1 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Në përmbyllje të një viti që për turizmin ishte i suksesshëm, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro pati një takim me përfaqësues nga shoqatat e turizmit, hotelierët, agroturizmet dhe profesionistë nga e gjithë Shqipëria.

Gjatë fjalës së saj ministrja ndau me të pranishmit lajmin se Shqipëria, deri më 30 nëntor të vitit 2022, arriti shifrën e 7.1 milionë vizitorëve të huaj.

“Deri më 30 nëntor kemi mbërritur në shifrën e 7.1 milionë turistëve të huaj dhe besoj që me këtë, kemi shënuar një rekord që kalon pritshmëritë tona. Kjo ende nuk është shifra finale sepse muaji dhjetor, sipas atyre që thoni dhe ju, parashikohet sërish të jetë plot me vizitorë. Ka qenë një vit që filloi me optimizëm në janar dhe na trembi në Shkurt, kur filloi një luftë shumë e egër, lufta në Ukrainë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë takimit, ministrja u shpreh se pas disa ngjarjeve si tërmeti, apo pandemia, turizmi ia doli të rimëkëmbet falë pozitivitetit të gjithë sektorit.

“Me gjithë traumën e tërmetit, me gjithë traumën e pandemisë, Shqipëria dhe sektori i turizmit në Shqipëri tregoi që ishte paksa në të njëtin model siç është populli shqiptar të cilit sa herë që i ndodhin probleme të mëdha, gjen energjinë për t’u ngritur më lart se ç’ishte më parë. Pati një pozitivitet të madh nga gjithë sektori”, vazhdoi Kumbaro.

Në fjalën e saj, përballë përfaqësuesve të sektorit të turizmit, ministrja Kumbaro konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e Berlinit, më të madhin në Evropë, në mars të vtiti 2023. Po ashtu, ministrja bëri me dije se në prill të vitit që vjen Shqipëria do të presë Forumin Global të Turizmit në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, nën kujdesin e sekretarit të kësaj organizate Zurab Pololikashvili dhe kryeministrit Edi Rama, sikundër foli edhe për promovimin që do t’i bëhet Shqipërisë në mediat ndërkombëtare.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al