• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Dunavati po zhvillohet si Qafa e Pazarit, Gjirokastra turistike është realitet

24/04/2025
Kumbaro: Dunavati po zhvillohet si Qafa e Pazarit, Gjirokastra turistike është realitet

Kumbaro takim me lagjet Dunavat, Palorto e Varosh: Dunavati po zhvillohet si Qafa e Pazarit, Gjirokastra turistike është realitet

Në vijim të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga kandidatët Piro Dhima dhe Shyqyri Hysi, pati një bashkëbisedim me banorët e lagjeve Dunavat, Palorto e Varosh.

“Sot e kalova ditën në rrugët e Dunavatit ku arrita të shikoj duke ecur me këmbë, punët e bëra dhe dikush, kur u hap bypassi para dy vitesh më kujtoi që kisha thënë: Do bëhet Dunavati si pazari dhe do flasim për qafën e pazarit të Dunavatit. U bë! Në vitin 2013 këtu kishte dy hotele e gjysmë, ndërsa deri sot numri është rritur me dhjetërafish. Këtu secili nga ju ka një kontribut”, u shpreh Kumbaro.

Më tej, Kumbaro foli për projektet infrastrukturore të cilat siç u shpreh ajo, nuk janë vetëm rrugë, por akse zhvillimi që tërheqin vizitorët.

“Ka shumë projekte siç është Ura në Vjosë, ndërtimi i së cilës do të fillojë brenda vitit 2025, që fillon nga Ura e Aliut para se të futemi në Tepelenë dhe shkon deri në Dragot. Por jo vetëm kaq, ura e Viroit do të jetë një urë e dedikuar për makinat për të zgjeruar hapësirat për këmbësorët, e cila ka nisur. Të gjitha këto nuk janë thjesht rrugë për ne, vetëm për banorët. Janë akse zhvillimi për të shtuar numrin e turistëve. Jemi të gjithë bashkë, dropullitë e libohovitë, përmetarë e këlcyriotë, memaliotë e tepelenas. Do të jemi çdo ditë me ju, edhe më shumë”, tha Kumbaro.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter

25/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al