• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro jep lajmin e mirë, nisi investimi në rrugën Përmet-Çarshovë

22/12/2020
Kumbaro jep lajmin e mirë, nisi investimi në rrugën Përmet-Çarshovë

Nga Mirela Kumbaro

Më në fund! Ka një rrugë në Përmet që e lidh Qytetin e trëndafilave me Juglindjen e Shqipërisë, Kolonjën dhe më tej Korçën, por edhe me një pikëtakimi me fqinjin tonë jugor Greqinë. Ky aks njihet nga përmetarët si rruga e Çarshovës që shkon drejt Greqisë deri në pikën doganore që quhet Tri Urat. Është një nga rrugët më piktoreske që, duke u mbajtur shpesh për dore me lumin Vjosë, të shpie drejt malit të Gramozit, dredhon përmes pyjeve deri në Leskovik, më pas ti mund të ndalosh në Ersekë dhe pastaj në Korçë. E vërteta është që rruga nuk është e mirë, madje është mjaft e lodhur aq sa të lodh edhe kur je në timon edhe kur je pasagjer. Kjo i ka dekurajuar jo rrallë turistët që pas Korçës të vijnë në Përmet e në Gjirokastër ose anasjelltas. Jam e bindur që kjo gjë ka përgjysmuar numrin e vizitorëve në të dy anët e kësaj unaze, pa folur për transportin ekonomik e tregëtar. Tashmë kjo i përket së shkuarës.!  Ja ku jemi në kantierin e rehabilitimit e plotë të kësaj rruge nisur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zgjerim i dy korsive,  mure mbajtës, zgjerim i urave, rinovim i tabanit dhe asfaltim e sinjalistikë e re. Ndërsa do të lidhet kjo rrugë me anën tjetër të projektit të rrugës Ersekë-Leskovik, për të bashkuar jo thjesht Korçën me Përmetin por Korçën me Gjirokastrën.  Do të shihemi një vit më pas kur lodhja nga gropat e rruga e keqe do t’i lerë vendin kënaqësisë së udhëtimit.  Deri atëhere ne do të vazhdojmë punën edhe me besimin se do ta kemi mundur edhe flamën që të mund të udhëtojmë lirisht.

Related Posts

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç
Kryesore

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit
Kryesore

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës
Kryesore

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

19/08/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim
Kryesore

I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim

19/08/2026
Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë
Kryesore

Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al