Mirela Kumbaro ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Gjirokastër. Teksa prezantoi koordinatorin e ri për diasporën në këtë qark, Dhimitraq Toli, ajo foli për sistemin e patronazhimit në atë që e quajti “qarku i 13-të”, pra votuesit jashtë vendit.
“Mua më pëlqen ajo fjala “patronazhist” për vete shoku Klosi. Do vazhdoj ta quaj kështu sepse është vërtet një kujdesje në kuptimin e mirë të fjalës që ne kemi për votat tona, për votuesit tanë, të cilat përkthehen në mbrotje dhe në vazhdim të punëve që kemi bërë. Pra, atë patronazhim që e bëjmë në çdo rrugë, do ta bëjmë në çdo rrugë edhe duke nxjerr të gjithë votuesit tanë në diasporë. Ose të familjeve, të lidhjeve që identifikojmë”, tha Kumbaro. ©Argjiroja.net