• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej vitit 2012, asnjë mësues nuk po hiqet nga puna

23/04/2026
Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej vitit 2012, asnjë mësues nuk po hiqet nga puna

Nga Kuvendi, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në interpelancën lidhur me licencimin e mësuesve, sqaroi se ky nuk është një vendim i ri, duke cituar edhe bazën ligjore, referuar ligjit për profesionet e rregulluara të vitit 2011 dhe ligjit për arsimin parauniversitar të vitit 2012.

“Më vjen keq që një grup deputetësh nuk i shoh në sallë, do të thotë nuk janë të interesuar, por paskan firmosur një kërkesë për interpelancë pa qenë fare të interesuar”, tha Kumbaro duke iu referuar deputetëve të opozitës që kishin thirrur interpelancë, por kishin braktisur sallën. “Në nenet 7 dhe 8 të ligjit “Për Profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” dhe që ka hyrë në fuqi në 12 janar të vitit 2011, përcaktohet se personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, citoi ministrja Kumbaro.

“Ndërkohë ka edhe një saktësim që dua ta bëj, ose një të vërtetë të madhe që dua ta qartësoj sot: Është e përcaktuar shumë qartë edhe në ligj, se mësuesit të cilët kanë qenë të punësuar në sistem, para vitit 2011, përpara se ligji për profesionet e rregulluara, të ketë hyrë në fuqi, përjashtohen nga ky detyrim! Sepse ligji nuk ka fuqi prapavepruese!”, tha Kumbaro.

Gjithashtu, gjatë interpelancës, ministrja Mirela Kumbaro iu referua saktësisht nenit në fuqi për detyrimin e provimit të shtetit:

“Detyrimi për licencimin e mësuesve, ka filluar që me miratimin e ligjit nr. 69/2012. Mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar ushtron profesionin pasi: të ketë kryer me sukses praktikën profesionale; të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij”, tha ministrja e Arsimit.

Më tej, minsitrja Kumbaro sqaroi se udhëzimi i muajit shkurt 2025, për të cilin është thirrur interpelanca, nuk bën asgjë tjeter perveçse rimerr referencen ligjore te ligjeve te sipërpermendura:

“Dhënia e provimit të shtetit nuk është një pengesë, por një garanci, një instrument që vendos barazi për të gjithë ata që hyjnë në profesion, duke siguruar që çdo mësues të përmbushë të njëjtat standarde profesionale, pavarësisht kohës apo mënyrës së hyrjes në sistem. Është e rëndësishme të qartësohet se ky proces nuk synon të krijojë pasiguri apo të penalizojë askënd, por të ndërtojë një sistem më të drejtë dhe më të qëndrueshëm në afatgjatë. Dhe mbi të gjitha, dua ta them shumë qartë: nuk po hiqet askush nga puna! Por po shoqerojme me komunikim dhe trajnim edhe ata pak mesues qe ende nuk e kane kryer kete detyrim ligjor, pa u cenuar aspak sigurine juridike apo profesionale , qe nuk e di se nga e shpikët! Nuk ka asnjë politikë, asnjë vendim dhe asnjë nismë që synon largimin e mësuesve nga vendet e tyre të punës për shkak të këtij procesi”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kërkoi që ligjet të kuptohen drejt, si mekanizma që garantojnë drejtësi, transparencë dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.

Related Posts

Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Konfiskohen 3 pasuri në Gjirokastër, dyshohet se janë vënë me burim kriminal

23/04/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

I gjejnë në makinë armë të ftohta, arrestohet 57-vjeçari në Tepelenë

23/04/2026
Braçe e ka ndarë mendjen tu “nxijë jetën” ministrave të PS
Lajme

Braçe e ka ndarë mendjen tu “nxijë jetën” ministrave të PS

23/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

“Furtunë” në Policinë e Shtetit, ndryshime në drejtuesit e disa qarqeve

23/04/2026
Shuhet akademiku Rexhep Qosja
Kryesore

Shuhet akademiku Rexhep Qosja

23/04/2026
Kryesore

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj Ballukut

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori

Konfiskohen 3 pasuri në Gjirokastër, dyshohet se janë vënë me burim kriminal

23/04/2026
tepelene thike plagosje

I gjejnë në makinë armë të ftohta, arrestohet 57-vjeçari në Tepelenë

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al