• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro takohet me homologun kosovar, sendet personale të Isa Buletinit “zhvendosen” në Kosovë

01/02/2018
Kumbaro takohet me homologun kosovar, sendet personale të Isa Buletinit “zhvendosen” në Kosovë

Artefakte të Muzeut Historik Kombetar, objekte personale të Isa Boletinit, si xhamadani, arma dhe disa sende te tjera me vlerë muzeale, do të dërgohen përkohësisht në Kosovë , për t’i prezantuar ato në ekspozitën dedikuar 10-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës në Prishtinë. Kështë publikon në faqen e saj Ministria e Kulturës, pas takimit mes dy ministrave Mirela Kumbaro dhe homologut të saj Kosovar, Kujtim Gashi. Disa nga sendet që Ministria e Kulturës do të ekspozojë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë janë, ora, shpata, xhamadi i Isa Boletinit, revolveri me mulli, pipa e Isa Boletinit. Kumbaro priti ditën e djeshme në Ministrinë e Kulturës homologun e saj, Ministrin Kujtim Gashi që kryesonte delegacionin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës në Tiranë. Në takimin e zhvilluar të dy ministrat diskutuan përgatitjen e Kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë 2018, bashkë me disa nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore kulturore të Shqipërisë, për çka dakordësuan të kenë një fryme të re, një sinergji mes aktorëve kulturorë të të dy vendeve dhe që do të mbështetet nga të dy ministritë.

“Nuk do të lejojmë që politika të ndërhyjë në kulturë”- u shpreh Kumbaro, ndërsa kolegu Gashi ka shprehur angazhimin e institucionit të tij për të zhvilluar ekspertiza, shfaqje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në platforma europiane si Creative Europe, etj.

“Kemi ngritur sot një kantier të madh bashkëpunimi”- u shpreh Kumbaro, i cili do të detajohet në vazhdim me kalendarin e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe ngjarje artistike të teatrove, galerive dhe institucioneve tona të artit”.

Shkëmbimi në fushën e praktikave të përbashkëta ligjore në fushën e trashëgimisë kulturore ishte gjithashtu një nga temat kyç të diskutimit mes dy ministrave, ku Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme për shkëmbimin e përvojës së fundit në përgatitjen e projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë. Brenda shkurtit projekt-kalendari i përbashkët kulturor do të marrë formën përfundimtare për t’u nënshkruar nga të dy Ministrat në takimin e tyre të ardhshëm në Prizren. 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al