Megjithatë, një nga fjalimet më të thella dhe rrëqethëse të Kadaresë është ai kur morri çmimin Princi i Asturias, në vitin 2009 në Oviedo, shkruan KultPlus.
Kosova sot ka vendosur që ti japë një çmim letrar Ismail Kadaresë. Bëhet fjalë për cmimin “Letërsia Shqipe” që ndahet nga Ministria e Kulturës dhe Këshilli i Librit që vepron brenda saj.
Ky çmim i veçantë jepet për personalitetet, të cilët me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.
Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009.
Çmimet Prínci i Asturias, u krijuan në vitin 1981, për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare. Secili prej Çmimeve Prínci i Asturias, përfshin një çmim prej 50 mijë euro, skulpturën e krijuar dhe dhuruar për këtë qëllim nga Joan Miró, një diplomë dhe një emblemë akredituese. / KultPlus.com