• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kurthi” për kampionët, Martini “fiksohet” me goditjet standarde te Vllaznia

22/05/2026
Qetësia para “furtunës Martini”, trajneri u jep pak frymëmarrje lojtarëve të Vllaznisë

Vllaznia po përgatitet në çdo detaj për sfi dën vendimtare të “Final 4” ndaj Egnatias, në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e sezonit për kuqeblutë. Në kampin shkodran atmosfera është e përqendruar maksimalisht te puna dhe përgatitja taktike, me stafi n teknik që nuk dëshiron të lërë asgjë në dorë të rastësisë përballë rivalëve rrogozhinas. Vetëm një rezultat pozitiv mban gjallë ëndrrën e titullit kampion dhe këtë futbollistët e dinë më mirë se kushdo.

Gjatë gjithë kësaj jave, trajneri Edi Martini ka zhvilluar seanca intensive stërvitore, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe disiplinë taktike nga skuadra. Në çdo repart është punuar me detaje, ndërsa ritmi i lartë i stërvitjeve ka treguar qartë rëndësinë që ka kjo përballje për sezonin e Vllaznisë. Stafi teknik kërkon që skuadra të jetë gati jo vetëm fi zikisht, por edhe psikologjikisht për një duel që pritet të ketë shumë tension dhe rivalitet.

Një vëmendje të veçantë Martini i ka kushtuar goditjeve standarde, të cilat kanë qenë në qendër të seancave stërvitore gjatë ditëve të fundit. Goditjet e këndit dhe goditjet e dënimit janë praktikuar vazhdimisht nga futbollistët kuqeblu, me trajnerin që kërkon të shfrytëzojë çdo detaj që mund të sjellë avantazh ndaj Egnatias. Në kampin shkodran besohet se pikërisht nga situata të tilla mund të vijë momenti vendimtar i ndeshjes.

Jo vetëm në aspektin ofensiv, por edhe në mbrojtje, skuadra ka punuar me kujdes për të neutralizuar forcën e kundërshtarit në goditjet standarde. Vllaznia synon të shmangë çdo gabim apo shpërqendrim që mund të rezultojë fatal në një përballje kaq delikate. Në Shkodër besojnë fort se skuadra ka potencialin dhe eksperiencën për të kaluar këtë pengesë të vështirë. Futbollistët duken të motivuar dhe të bindur për të dhënë maksimumin në fushë, ndërsa tifozët kuqeblu presin me padurim një reagim të madh nga ekipi i zemrës. Përballja me Egnatian shihet si testi më i rëndësishëm i sezonit dhe një mundësi ideale për të mbajtur të ndezur ëndrrën e rikthimit te titulli kampion.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit
Sport

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro
Sport

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al