• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush e fitoi duelin me Edi Ramën?!

23/02/2022
Kush e fitoi duelin me Edi Ramën?!

Nga Ylli Pata

Përveç audiencës që ka thyer kufij të fortë të dëgjueshmërisë publike, që vetëm ndeshje futbolli apo Big Brother mund të ketë arritur, séance e pyetjeve maratonë me Edi Ramën ka qenë një eveniment shumë i rëndësishëm politik.

Një rast, ku si opozita e Lulzim Bashës që drejton komisionin e inceneratorëve, ashtu edhe ajo e Sali Berishës, ka shfrytëzuar mundësinë që nuk i kanë future në punë gjithë këto 8 vjet për ta gozhduar rivalin e tyre politik, i cili në prill të vitit të shkuar fitoi mandatin e tretë qeverisës në vend.

Megjithëse sulmin e përgatitur ditë më parë nga mbështetsit mediatikë, që u vu re edhe sot në portalet përkatëse, realisht ajo që ndodhi në Komisionin Hetimor, nuk ka lënë shumë hapësirë për teori konspiracioni.

Sipas të gjitha gjasave, e që pritet të ketë edhe në fund një reflektim të tillë; kemi dhe do të kemi këndvështrime krejt të ndryshme të ngjarjes që po hetohet, ndërtimit të tre impjanteve të përpunimit të mbetjeve urbane në vend.

Do të kemi qëndrime të ndryshme për procedurat, tenderimin, personat që janë përfshirë apo jo, megjithatë publiku ka arritur të marrë vesh disa gjëra krejt të qarta, të cilit i ishin servirur krejt ndryshe nga ana e opozitës, e cila ka që në vitin 2014, që e konsideron këtë ndërmarrje të qeverisë, si një megavjedhje qindra milionësh.

Publiku e kuptoi qartë shifrën e plotë të investimit nga ana e qeverisë për të ndërtuar impjantet e Elbasanit dhe Fierit, gjithashtu mori vesh me detaje tarifat që bashkuajnë bashkitë që depozitojnë mbetjet në këto impjante. Njerëzit panë që 430 milionë euro nuk është një shifër që ka dalë nga buxheti dhe alokuar, por është shuma që do të paguhet në impiantet përkatëse deri në 25 vjet kur është kontrata e qeverisë me kompaninë private të impiantit të Tiranës.

Megjithatë, gjatë seancës së pyetjeve ka shumë gjëra që kërkojnë sqarim, që kërkojnë dfiskutim, që kërkojnë një hulumtim, e mbi të gjitha hetim të plotë e të thellë.

E natyrisht, në këtë aspekt është hetimi i SPAK që ka nisur prej kohësh, që sipas të gjitha gjasave do të arrijë në një qasje më të plotë, edhe nga ajo që ka dalë nga Komisioni Hetimor.

Në këtë seancë, ka fituar mjaft opozita, sidomos Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, etj, të cilat Edi Rama, i ka bërë edhe më shumë politikanë, qoftë nga pjesëmarrja në komision dhe séance në cilësinë e dëshmitarit, por duhet thënë, edhe disponibiliteti civil që kryeministri tregoi ndaj të gjithë përfaqësuesve.

Një opozitë në Shqipëri deri më sot as në ëndërr nuk e ka parë që të kenë në një komision hetimor si dëshmitar kreun e qeverisë dhe kreun e mazhorancës, pra kryerivalin e tyre për ta shënjestruar me sa më shumë municion mundën.

Edi Rama, realisht nuk ka ç’të fitojë më pasi ka marrë tre mandate rresht në një situatë kur pala tjetër ka kërkuar t’ja marrë pushtetin me shantazh në tavolinë pa hyrë në zgjedhje. Por me ballafaqimin e sotëm para komisionit, kryeministri ka shënuar një standard të ri të sjelljes së qeverisë para një parlamenti dhe opozite që kërkon llogari.

Në këtë rast, opozita që do të sfidojë Edi Ramën, do të duhet ta rrisë performancën jo vetëm publike, por edhe cilësore.

Ndërkaq, fitorja më e madhe është se sot ishte rasti që opozita t’i thoshtë në sy të gjitha akuzat që ka bërë gjithë këto kohë ndaj Edi Ramës, e kishin përballë. Ripërsëritja e një retorike kakofonike në të ardhmen, do të bjerë keq në publik, pra në një farë mënyrë ka rritur stekën e nivelit politik.

Nëse PD ka dyshime, akuza e fakte, nuk ka rrugë tjetër përveçse çuarjes në SPAK. Ky duket se është institucioni që do të jetë një pushtet shumë i fortë, jo vetëm ndëshkues, por edhe balancues. Por, për të gjithë ama, e sipas gjasave kur të kemi dosje të rënda qo do të tunden së shpejti, nuk ka mundësi të quhen si luftë politike. Pasi edhe opozita ka legalizuar Prokurorinë Speciale, në këtë rast reformën në drejtësi…/ TemA

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al