• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush është bossi i kokainës që ka rezervuar një kat të tërë te kulla më e lartë në Shqipëri? Çuçi i kërkon SPAK verifikimin e deklaratës së Bashës

03/11/2021

Në seancën e shkuar të parlamentit kreu PD-së Lulzim Basha deklaroi: “Është ngritur kulla 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës. Siç e di ti fare mirë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri….”

Top Channel nga një burim në SPAK mëson se ministri Bledi Çuçi i ka dërguar një letër numrit një të SPAK Arben Kraja, ku i kërkon të hetojë për këtë deklaratë të Bashës. Ministri Çuçi në këtë letër parë nga Top Channel thotë:

“Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cënon besimin e publikut tek institucionet tona. Referuar legjislacionit në fuqi, përcaktohet se veprat penale të pretenduara në këtë deklaratë, janë pjesë e kompetencës lëndore të institucionit që Ju drejtoni. Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes”.

Strukturat nën varësinë e institucionit që unë drejtoj thotë ministri Çuçi, mbeten plotësisht në dispozicion të këtij procesi.

“Mbetem shpresëplotë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për zbardhjen e kësaj çështje, për të përmbushur misionin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të qenë transparent me publikun dhe partnerët tanë”.

Nëse SPAK do të vihet në lëvizje nga kjo kërkesë e ministrit Bledar Çuçi, me të gjitha gjasat kreut të PD Basha do t’i duhet të ngjisë shkallët e SPAK për të dëshmuar mbi këtë informacion, siç edhe ndodhi kur ai dha detaje për rastin e 3 milion euro të fshehura në makinat Tayota Yaris./ TCH

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al