Nga kjo e mërkurë, 48 komisariatet e policisë në të gjithë vendin kanë shefat e rinj, të emëruar pas një gare zhvilluar për disa javë, me synim dhënin e impulseve të reja për rendin dhe sigurinë në vend. Asnjë grua nuk mori besimin e kryepolicit Ilir Proda, pavarësisht se 4 prej tyre mundën të kalojnë pragun prej 70 pikësh, nivel dysheme për emërimet e reja sipas ligjit të bluve.
Ndryshojnë të gjithë komisariatet e Tiranës, ndërsa i vetmi që qëndron brenda rrezes së kryeqytetit është Besmir Qibini, i cili nga Rrugorja emërohet në Kamëz, ndësa vendin e tij e zë Roven Zeka. Pas vitesh si shef krimesh në Komisariatin nr. 3 dhe së fundmi në Elbasan, shef i ri i Komisariatit nr. 1 do të jetë Robert Losha, ndërsa Altin Lila transferohet në Dibër. Tek 2-shi emërohet Ritvan Pali, ndërsa Besmir Dervishi, nga shef krimesh i 3-shit, merr detyrën e shefit të komisariatit, pas vitesh shërbimi te blutë. Në Komisariatin nr. 4 shkon Ervis Gjoshi, pas vitesh shef krimesh në Kamzë dhe së fundmi në Vlorë. Kombinatit, Yzberishtin dhe Astirin tashmë do e ketë Erdit Rreçeku, pas punës cilësore në Fier. Në Vorë vjen Elton Shahini, nga krimet e Durrësit, me eksperiencë të mëparshme edhe në Fushë Krujë, ndërsa këtë të fundit e drejton Luan Sinanaj.
Në qarqet e tjera, besimin për shefa komisariatesh e kanë marrë në pjesën më të madhe emra të rinj. Në Durrës Algert Gjonaj, Behar Caka në Berat, Gentian Ali në Fier, Elvis Peza në Vlorë, Edmond Pjetraj në Gjirokastër, Fatos Tresa në Elbasan, ndërsa në Lezhë, Shkodër dhe Kukës emërohen përkatësisht Oltion Gjoni, Nik Nikollaj dhe Bekim Lika.
‘Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat’, ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve. Në garën për shefa komisariatesh aplikuan 291 kandidatë, por në konkurs hynë 250 prej tyre, pasi një pjesë u skualifikua apo tërhoq. Në fund vetëm 102 morën më shumë se 70 pikë, që ishte limiti për kualifikim. Fituesit përfundimtarë u shpallën pasi u shqyrtuan edhe ankimimet e kandidatëve pas konkursit për disa ditë me radhë. Në mesin e fituesve janë 3 grada, kryekomisarë, komisarë dhe nënkomisarë.
Lista me 48 emrat e shefave të Komisariateve:
1-Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:
-Komisariati i Policisë nr.1, Kryekomisar Robert Losha
-Komisariati i Policisë nr.2, Komisar Ritvan Pali
-Komisariati i Policisë nr.3, Komisar Besmir Dervishi
-Komisariati i Policisë nr.4, Kryekomisar Ervis Gjoshi
-Komisariati i Policisë nr.5, Kryekomisar Besmir Qibini
-Komisariati i Policisë nr.6, Kryekomisar Erdit Rreçeku
-Komisariati i Policisë nr.7, Kryekomisar Elton Shahini
-Komisariati i Policisë Rrugore, Kryekomisar Roven Zeka
-Komisariati i Policisë Krujë, Komisar Luan Sinanaj
2-Drejtoria Vendore e Policisë Durrës:
-Komisariati i Policisë Durrës, Komisar Algert Gjonaj
-Komisariati i Policisë Shijak, Komisar Ilia Muça
-Komisariati i Policisë Kavajë, Kryekomisar Luan Hamzallari
3-Drejtoria Vendore e Policisë Berat:
-Komisariati i Policisë Berat, Kryekomisar Behar Caka
-Komisariati i Policisë Skrapar, Kryekomisar Emiljan Pashaj
-Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisar Kleant Sevdari
4-Drejtoria Vendore e Policisë Fier:
-Komisariati i Policisë Fier, Kryekomisar Gentian Ali
-Komisariati i Policisë Lushnjë, Kryekomisar Gerald Toska
-Komisariati i Policisë Mallakastër, Komisar Bledar Metaj
-Komisariati i Policisë Divjakë, Komisar Learton Haxho
5-Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:
-Komisariati i Policisë Vlorë, Kryekomisar Elvis Peza
-Komisariati i Policisë Sarandë, Komisar Gëzim Bashllari
-Komisariati i Policisë Himarë, Nënkomisar Neritan Buzi
-Komisariati i Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci
6-Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër:
-Komisariati i Policisë Gjirokastër, Kryekomisar Edmond Pjetraj
-Komisariati i Policisë Tepelenë, Kryekomisar Ilirjan Demaj
-Komisariati i Policisë Përmet, Kryekomisar Arjan Dumi
7-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan:
-Komisariati i Policisë Elbasan, Nënkomisar Fatos Tresa
-Komisariati i Policisë Gramsh, Komisar Krenar Guçe
-Komisariati i Policisë Librazhd, Kryekomisar Elton Halili
-Komisariati i Policisë Peqin, Nënkomisar Bilbil Lita
8-Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:
-Komisariati i Policisë Korçë, Kryekomisar Agim Hoxha
-Komisariati i Policisë Pogradec, Komisar Bilal Semanaj
-Komisariati i Policisë Maliq, Komisar Eduart Allushi
-Komisariati i Policisë Kolonjë, Komisar Alket Pashaj
-Komisariati i Policisë Devoll, Komisar Altin Gusho
9-Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë:
-Komisariati i Policisë Lezhë, Komisar Oltion Gjoni
-Komisariati i Policisë Kurbin, Kryekomisar Gentian Hilla
-Komisariati i Policisë Mirditë, Komisar Arben Marku
10-Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:
-Komisariati i Policisë Shkodër, Kryekomisar Nik Nikollaj
-Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, Kryekomisar Gentian Dedej
-Komisariati i Policisë Pukë, Kryekomisar Liman Topalli
-Komisariati i Policisë Vau i Dejës, Komisar Arif Përgjegji
11-Drejtoria Vendore e Policisë Kukës:
-Komisariati i Policisë Kukës, Kryekomisar Bekim Lika
-Komisariati i Policisë Tropojë, Kryekomisar Sajmir Shkambaj
-Komisariati i Policisë Has, Komisar Astrit Përlesha
12-Drejtoria Vendore e Policisë Dibër:
-Komisariati i Policisë Dibër, Kryekomisar Altin Lila
-Komisariati i Policisë Bulqizë, Kryekomisar Edvin Peçi
-Komisariati i Policisë Mat, Kryekomisar Ervis Sancolli