• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kushtoi 300 mln lekë, përmbytet tregu i Gjirokastrës. Bashkia çon në gjykatë kontratën abuzive që i jep pronarit të tokës 4 mln lekë qira çdo muaj (VIDEO)

09/10/2021
Kushtoi 300 mln lekë, përmbytet tregu i Gjirokastrës. Bashkia çon në gjykatë kontratën abuzive që i jep pronarit të tokës 4 mln lekë qira çdo muaj (VIDEO)

Shiu i parë i vjeshtës përmbyti tregun e produkteve industriale në Gjirokastër. Siç shihet nga pamjet, çfarë bie jashtë hyn brenda duke sjell një dëm të madh financiar për tregtarët. Kane vendosur kova për te kulluar uji i shiut, ndërsa në disa raste janë përdorur edhe çadra apo dhe çarçafë….

“Shiko ç’bëhet një lagështirë e paparë, gjithandej. Një sëmundje që këtu futet gjithë mikrobi” shprehte një tregtar.

“Probleme kemi, ja na bie shiu. Çfarë bie jashtë bie edhe brenda. Kjoka qëkur ka filluar tregu e deri më tani, me shi. Mbetëm me plastmas”, shprehet një tregtare.

Tregtaret thanë se janë ankuar, por Bashkia e Gjirokastrës nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e çatisë së tregut industrial.

“ Kjo është gjendja e tregut industrial në Gjirokastër. Bashkia duhet t’u dalë për zot punonjësve të saj. Paguajnë çdo detyrim, kundrejt çdo rregulli që ka vënë kjo Bashki. Prandaj, Bashkia duhet të vijë e të përgjigjet të rregullojë këtë treg që janë hedhur miliona lekë dhe kjo përsëri pikon”, thotë një tregtar tjetër.

Ky treg është ndërtuar në vitin 2017 me një fond prej 300 milionë lekësh, por duket se punimet janë kryer pa cilësi. Bashkia nuk ndërhyn për të përmirësuar kushtet për tregtarët dhe klientët në tregun më të madh të qytetit.

Ndërsa ish-kryebashkiakja Zamira Rami, e cila dha tenderin për këtë treg është tashmë e dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit për shpërdorim detyre.

Por vec kushteve të këqija, ky treg është edhe një kontratë tejet e pafavorshme për taksapaguesit. Bashkia Gjirokastër ra dakord me subjektin privat, për të ndërtuar tregun dhe pasi ai të vihej në funksion, bashkia do t’i paguante qira mujore zotëruesit të tokës në vlerën rreth 4 milionë lekë të vjetra. Afati i kontratës është për 15 vjet, me kushtin që ajo të mos negociohet për 3 vite. Pra, Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar nga buxheti i vet 290 milionë lekë për ta ndërtuar tregun, si dhe do t’i japë subjektit privat që ka tokën 720 milionë lekë të vjetra për 15 vjet nëse termat mbeten të pandryshuar për të gjithë periudhën.

Në pranverë të vitit 2020, kryebashkiaku Flamur Golemi, tha se sapo të mbarojë pandemia e Covid-19, do të rishikohet kontrata e lidhur mes bashkisë dhe subjektit privat për ngritjen e tregut industrial të Gjirokastrës. Në korrik të këtij viti bashkia ka dërguar në gjykatë kontratën abuzive. Deri më tani nuk ka ende një vendim nga gjykata për këtë cështje.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al