• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ky shkrim nuk është për familjen e Klodian Rashës

09/12/2020
Ky shkrim nuk është për familjen e Klodian Rashës

Nga Ardit Rada

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhuroi sot një shfaqje sa të shëmtuar, po aq përtej kufijve të logjikës. Partia Demokratike mezi ka pritur që të erret për të mbledhur përmes mesazheve telefonike kë të mundte dhe për të bërë te dera e Edi Ramës atë që nuk bënë dot Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi para dhe pasi dogjën mandatet. Personalisht kthehesha nga një vizitë në ambulancë për arsye shëndetësore dhe teksa ndalova në një kafene, dy tre djem hynë vrullshëm dhe përshëndetën kamarierin. Po ikim në protestë i thanë, dhe kapuçët e xhupave i kishin vënë mbi kokë një orë para se të mbërrinin në shesh. Ishin a nuk ishin 15 vjeç…

Një punonjës i Policisë së Shtetit, siç janë mbi 10 mijë të tillë, ka kryer një akt të rëndë. Ka vrarë një qytetar, me gjasë i ndodhur jo në rrethanat e kushteve të vetëmbrojtjes, por të frikës së momentit nga një veprim i i dyshimtë i viktimës. Ose ndoshta polici mund të ketë qenë edhe i dehur, por për këtë opsion nuk u interesua Lulzim Basha. Sot, nga qindra protestues që u mblodhën me qirinj, përfunduan në dhjetra që në shenjë hakmarrjeje ndaj një efektivi, tentuan të njollosin të gjithë Policinë. Madje më keq akoma, ta ndëshkojnë të giithë trupën e Policisë për hir të një vrasjeje të gabuar, përmes dhunës.

Të vetmit që janë lumturuar mbrëmjen e së mërkurës nga pamjet para Kryeministrisë nuk ka dyshim që janë Lulzim Basha, Monika Kryemadhi apo Ilir Meta që prej muajsh i fryn prushit për të ndezur zjarr. Presidenti i Republikës për të disatën herë nxiti shqiptarët duke u shprehur se ‘Policia ka dy vite që është bërë e dhunshme dita ditës’. Ky është turp i madh, që u reflektua në parrullat që mbështetësit e tij dhe të pikës së tij të dobët, Sali Berishës, shkruan mbi muret e Ministrisë së Brendshme. Me spraj, kudo u zhgarravit “ACAB”. Për prindërit e mi dhe të gjithë që nuk e dinë anglisht, bëhet fjalë për inicialet e “All Cops Are Bastards”. E thënë shqip: Të gjithë policët janë bastardë.

Një parrulë dashakeqe dhe po aq idiote sa veprimet e turmës. Që te djegia e pemës së Vitit të Ri, te sulmet mbi godinat, te sulmi mbi makinën e Policisë, plagosja e së paku 10 efektivëve, djegia e shamive, këndimi i himnit, pështymat ndaj forcave të rendit. Apo kapuçët e xhupave mbi kokë, të frymëzuara nga trupa paramilitare që Lulzim Basha krijoi sapo mori Partinë Demokratike duke i titulluar “KRAH” (Korpusi Rinor Azem Hadajri).

Në fakt vrasje aksiendale apo të gabuara të Policisë gjatë aksioneve kanë ndodhur kryesisht gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Kur një i mitur u vra brenda një makine diku afër Lezhës. Kur një e mitur u plagos nga snajperi gjatë një pengmarrjeje. Këto janë aksidentalet dhe të gjitha u dëmshpërblyen me mijëra euro. Ka pastaj edhe ngjarje flagrante, ku katër protestues u ekzektuan me duar në xhepa më 21 janar 2011. Ka edhe më keq. Kur policia vrau një kriminel të armatosur diku nga Shijaku dhe Sali Berisha mbajti zi pse ministri i kohës u tha vartësve “bravo çuna”. Por këto janë histori të turpshme që nuk ia vlen të përmenden më, jo se viktimat nuk meritojnë respekt njerëzor. Por se në rastin e 21 Janarit, fjala bie, drejtësisë nuk ia dorëzoi autorët Hysni Burgaj, që sot e delegojnë për të bërë fushatë për PD. Dhe ky është një turp pas turpi, ku ish-drejtori i Policisë së Shtetit dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi janë kandidatë të partisë së njeriut që drejtoi shtetin më policor që ka pasur ndonjëherë ky vend. Apo aq më keq Bahri Shaqiri, ish-drejtori i SHISH që e ka çuar partia e Ilir Metës kandidat në Shijak.

Të më ndjejnë prindërit e Klodian Rashës për këto radhë. Ky shkrim nuk është për ta. Jo Klodianit, por askujt nuk do t’ia uronim vdekjen për asnjë arsye. Kemi rënë dakord që në vitin 1994 për hir të konventave dhe kulturës perëndimore që penetroi në shkolla, se jetën ta merr veç Zoti. Këto radhë nuk janë për Klodianin, por për ata që i hedhin benzinë zjarrit me Fejsbuk dhe mbledhje grup-seksionesh.

Në 8 dhjetor 1990 krijuan lëvizjen demokratike që pasoi me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës. Sot, 30 vite më pas rrëzuan pemën e Vitit të Ri.

Goxha arritje! Bravo!

/javanews.al

Related Posts

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!
Kryesore

Dhuna në Kakome/ Artan Hoxha: Shteti duhet të mbronte kompaninë, ia ka shitur vetë tokën!

23/06/2026
Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…
Kryesore

Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re dhe…

23/06/2026
Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar
Kryesore

Gjin Gjoni: Unë dhe doktori e ndjejmë veten pjesë të ‘Shqipërisë së re’ që kërkojnë protestuesit! Ata që thonë ‘Berisha n’burg’ janë të paguar

23/06/2026
Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime
Kryesore

Arrestohet në Amerikë mafiozi i njohur me origjinë nga Gjirokastra, akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

23/06/2026
Deputeti i PS: I hoqën maskat! OMONIA e Dules mbron Muçin e Lëvizjes Bashkë, se janë bashkë në vorioepirotizëm
Kryesore

Bido ironizon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Lëre kolltukun, se nuk ia vlen as zaptimi i oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, as aksionet e tua si ndërtues në Arameras

23/06/2026
“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

23/06/2026
Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al