Pas një viti Lazarati do të ketë furnizim me ujë 24 orë. Kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri të fshatit, një investim prej rreth 2 milionë euro i qeverisë shqiptare. Ky është investimi i parë i madh që po kryhet në Bashkinë Gjirokastër në një vit drejtimi nga Flamur Golemi. Janë rreth 3 400 banorë të Lazaratit që do të kenë ujë 24 orë. Aktualisht Lazarati furnizohet 60 minuta në 2 ditë në periudhë normale dhe 40 minuta në 2 ditë në periudhë thatësire. Argjirolajm.net sjell disa foto nga kantieri i hapur prej kompanisë që do të kryejë punimet.
©Argjirolajm.net