Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kanë dhënë leje Saimir Tahirit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Bashkim Tahiri. Mësohet se lamtumira e fundit do t’i jepet nesër në Tiranë. Ish-Ministri i Brendshëm vuan dënimin për “shpërdorim detyre” në burgun e Fierit. Ai është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. I ati i tij ndërroi jetë sot në moshën 73-vjeçare.