Largimi i Pep Guardiolës nga drejtimi i Mançester Sitit, duket se ka lidhje të ngushtë me situatën e tij familjare, ose më saktësisht me divorcin nga bashkëshortja, Kristina Serra.
Trajneri do të drejtojë këtë javë për herë të fundit Sitin në dy ndeshjet që kanë mbetur nga kampionati e më pas do i japë lamtumirën klubit ku ka qëndruar për 10 vite, një vit para mbylljes së parashikuar të kontratës. Pikërisht rinovimi i fundit i kontratës, për të qëndruar në Mançester, bëri që bashkëshortja e tij të vendoste të kthehej në Spanjë përfundimisht dhe të largohej nga Pep, duke nisur praktikën e divorcit.
Trajneri është munduar në gjithë këto muaj që të ribashkojë familjen, por e ka të qartë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë nëse qëndron në Angli. Ndaj mendohet se kjo ka shtyrë në vendimin për të mbyllur para kohe kontratën. Kjo hipotezë mbështetet nga fakti se ai po shpenzon rreth 15 milionë euro për të blerë një vilë që është pak metra larg asaj që kishte në Barcelonë, ku tashmë banon bashkëshortja.

Kjo shihet qartësisht si një tentativë e Guardiolës për të ribashkuar familjen, me trajnerin që do t’i kushtojë më shumë kohë asaj dhe besohet se tashmë do të fokusohet vetëm në futbollin e përfaqësueseve, që i jep më shumë mundësi të jetë pranë saj.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









