• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Largimi yt më ka lënë pa fjalë”, mesazhi prekës i gruas së pilotit të Forcës Ajrore

12/10/2024
“Largimi yt më ka lënë pa fjalë”, mesazhi prekës i gruas së pilotit të Forcës Ajrore

Agim Sallaku, një ndër pilotët më profesionist të Forcës Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, ka mbyllur sytë përgjithmonë pasditen e 16 Gushtit. Nënkoloneli që me helikopterin e FA ka marrë pjesë në qindra operacione evakuuimi, kërkim-shpëtimi dhe emergjencash natyrore, ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë.

Bashkëshortja e tij e ka kujtuar sot, pas gati dy muajsh nga ikja e parakohshme dhe e padrejtë, duke i dedikuar një mesazh të ndjerë. “Zemërthyer dhe e mbytur në trishtim, largimi yt më ka lënë pa fjalë”, shkruan Florinka Alla, duke kujtuar rrugëtimin e nënkolonelin 20 vite më parë.

“Por sot kujtimet më çuan 20 vite më parë, kur në një ditë si sot do të takoheshim për të nisur një rrugëtim së bashku. U rritëm së bashku dhe shpresonim që të plakeshim së bashku, por shumë shpejt më le vetëm në këtë rrugëtim. Shumë e padrejtë dhe e pabesueshme.

Ishe shoku im më i mirë, mbështetja ime më e madhe dhe njeriu më i rëndësishëm në jetën time. Pusho me engjëjt njeriu me zemrën më të mirë dhe më të madhe që ekzistonte në këtë Botë të mbushur plot padrejtësi”, shkruan ajo.

Agim Sallaku ishte profesionist i Forcave të Armatosura, një ndër pilotët më të mirë të ushtrisë shqiptare, bashkëshort i dashur, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe një qytetar model që i mungon sot Republikës.

“Shpresoj të takohemi sërish një ditë, por deri atëherë më ngelet si detyrë të të bëjmë krenar dhe të lartësojmë madhështinë e njeriut që ishe dhe emrit që le pas. Je mendimi i fundit që kam në mendje kur bie të fle dhe mendimi i parë kur zgjohem në mëngjes. I përjetshëm në zemrën dhe kujtimet e mia Agim djali! Më mungon pafund”, përmbyll mesazhin bashkëshortja e tij, Florinka Alla.

Related Posts

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra
Kryesore

Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra

13/05/2026
Një thirrje për bizneset në Ksamil: Mos i largoni ata që ju mbajnë me bukë se nuk janë budallenj. Më pak grykësi dhe me shumë zgjuarsi!
Kryesore

Qeveria miraton shtesat në rregulloren për stacionet e plazhit, kontratat për sezonin 2026 do të lidhen në qershor

13/05/2026
Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër
Kryesore

Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

13/05/2026
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Muriqi “pushton” Spanjën, “Pirati” në formacionin e vitit në La Liga

FOTO/ Muriqi “pushton” Spanjën, “Pirati” në formacionin e vitit në La Liga

14/05/2026
I dhuroi finalen me një kryevepër, Muçi i shpreh dashurinë Trabzonspor: Jam i lumtur këtu, por… (VIDEO)

I dhuroi finalen me një kryevepër, Muçi i shpreh dashurinë Trabzonspor: Jam i lumtur këtu, por… (VIDEO)

14/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al