• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lehtësohen procedurat, si të merrni një leje ndërtimi në fshat

14/06/2024
Lehtësohen procedurat, si të merrni një leje ndërtimi në fshat

Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat dhe procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kjo ishte një nisëm e deputetëve socialist të Parlamentit të Shqipërisë, të cilët me porosi të kryeministrit Rama, u ngarkuan vitin e shkuar për të sjellë një paketë lehtësuese si për objektet bujqësore, ashtu dhe për objektet banuese në zonat rurale.

“Vendimi 283 lidh në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë bujqësore me shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve ekzistuese apo atyre të reja që do të ndërtohen në të ardhmen dhe konkretisht duke rritur sipërfaqen e shfrytëzueshme të tokës në serra nga 70% në 90%. Është punuar në mënyrë të drejtpërdrejt për të parë të gjitha kapacitetet e ambjenteve funksionale ndihmëse për të ndihmuar dhe magazinimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore blegtorale”, u shpreh Denaj.

Ministrja po ashtu bëri të ditur se janë parë parametrat e lartësisë duke ndihmuar në zgjerimin e vëllimit, e kështu jo vetëm në rritjen e kapacitetit prodhues, por dhe të cilësisë të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Sipas saj edhe distancat nga zonat e banuara, nga pronat kufitare janë zvogëluar dhe kjo në ndihmë të kapacitetit të shtuar të këtyre infrastrukturave. “Parashikohet që 15-20% të jetë rritja e kapacitetit bujqësor si rezultat i këtyre lehtësive në mënyrë që sot fermeri dhe blegtori të ketë më shumë mundësi për të njëjtin investim të prodhoj më shumë ekonomi”, tha ajo.

Ministrja informoi se vendimi përmban edhe shumë harmonizime, të cilat sëbashku me planet vendore i vijnë në ndihmë çdo investimi që ka ndodhur përpara këtyre planeve vendore të aprovuara. Ajo solli në vëmendje se çdo vendim duhet të jetë miqësor me ambjentin.

“Është një kërkesë e veçantë që çdo veprimtari bujqësore të ketë mundësi që të kujdeset për mbetjet dhe të ketë një investim për vend depozitimin e mbetjeve, i cili do të synonte edhe aplikimin e një teknologjie më të avancuar”, u shpreh Denaj.

Më tej, ministrja shtoi se vendimi 283 nuk është i vetmi për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit bujqësor, një sektori shumë të rëndësishëm sot për ekonominë tonë të përgjithshme. “Banesat janë njëkohësisht element i rishikuar i vendimit 408 e për këtë këto ndryshime të kompletuara brenda paketës lehtësuese i vijnë në ndihmë të gjithë të rinjve dhe të rejave, të cilët do të gjejnë një mundësi edhe më të shtuar në investimet e tyre në të ardhmen, por mbi të gjitha të gjithë investimeve të sotme për më tepër ekonomi”, tha ajo.

Të dy vendimet e Këshillit të Ministrave, sipas ministres Denaj, janë një pasqyrë e plotë e qeverisjes socialiste, e kryeministrit, për të sjellë më afër sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit që sot kërkon fermeri dhe blegtori, e mbi të gjitha kërkon koha, për më tepër ekonomi, standard dhe për të arritur objektivat e Shqipërinë 2030, 1 miliard dollarë eksporte, duke synuar tregjet elitare.

Related Posts

Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur
Kryesore

Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur

28/07/2026
Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!
Kryesore

Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!

28/07/2026
Gonxhja këshillon protestuesit: Qartësoni objektivin dhe mund të bëni punë të mira për të gjithë shoqërinë
Kryesore

Gonxhja këshillon protestuesit: Qartësoni objektivin dhe mund të bëni punë të mira për të gjithë shoqërinë

28/07/2026
Ishte me pushime në Vlorë, arresti kardiak i merr jetën akademikut dhe ish-trajnerit Artan Pogoni
Kryesore

Ishte me pushime në Vlorë, arresti kardiak i merr jetën akademikut dhe ish-trajnerit Artan Pogoni

28/07/2026
“Lekët s’i marr dot mbrapsht, në burg nuk dua të shkoj”, çfarë u tha Nertil Buzi negociatorëve
Kryesore

“Lekët s’i marr dot mbrapsht, në burg nuk dua të shkoj”, çfarë u tha Nertil Buzi negociatorëve

28/07/2026
59 ditë “Revolucioni Flamingo”, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
Kryesore

59 ditë “Revolucioni Flamingo”, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

28/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur

Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur

28/07/2026
Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!

Biznesmeni shqiptar humbet gruan: Pikëllim i pamasë!

28/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al