• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letër e Luizit për popullin shqiptar

12/04/2023
Luizi thyen sërish rregullat, “Big Brother” e përjashton nga gara për…

Nga Lutfi Dervishi

Të nderuar shqipe,

Shpresoj që kjo letër t’iu gjejë shëndoshë e mirë. Ndihem i nderuar dhe mirënjohës për mbështetjen që më keni dhënë, por jam edhe i shqetësuar. Më vjen mirë që vëmendja për të parë lojën tonë ka ndikuar për uljen e krimeve, se edhe zotërinjtë kriminelë kanë lënë pas dore punët që kanë patur dhe po kalojnë kohën duke na parë ne. Më kanë thënë se në Tiranë dhe qytetet kryesore të nesërmen e shout nuk ka fare qarkullim këmbësorësh dhe makinash. Loja jonë ka rikthyer çdo javë “ditët pa makina”. Por duke ju falenderuar nxehtësisht më duhet t’ju kujtoj se jeta ka edhe halle të tjera, si shkolla, shëndeti, puna, marrëdhëniet familjare dhe shoqërore.
Jeta nuk është televizion.

Me këtë rast kam edhe një lutje për dhjetëra televizionet që janë në Shqipëri. Ju lutem, ju përgjërohem bëni programe të mira që njerëzit të kenë se çfarë të shohin, ndryshe sytë e të gjithëve do të jenë vetëm tek ne. Falenderoj qeverinë që gjatë këtyre javëve ka shpërthyer skandale pas skandalesh me synimin për t’i detyruar njerëzit të merren edhe me çështje të tjera. Por mesa duket aferat nuk paskan qenë aq të mëdha. Edhe rasti Mcgonigal nuk ka tundur shqiptarët nga interesi për mua dhe për lojën që po bëj. Do të isha i lumtur nëse ashtu siç dolët në rrugë dhe sheshe dhe protestuat për mua, të protestoni edhe për hallet e problemet që keni.

Nuk më erdhi hiç mirë kur mësova se më shumë jeni shqetësuar për mua sesa për termetin në Turqi! Njerezit gjithmonë janë gabuar në rini dhe në kohën e lirë! Ju kujtoj se kohën që mendoni se e keni me bollëk, mund ta kaloni edhe duke lexuar ndonjë libër, duke parë ndonjë film apo teatër, duke bërë shëtitje, duke ndenjur me njëri-tjetrin apo me veten, duke luajtur, duke parë një ndeshje futbolli…

Ju nuk e kuptoni sa mirë unë ndihem kur më thonë se më shihni duke ngrënë, duke biseduar, duke gatuar, duke kënduar, madje më shihni edhe duke fjetur. Ndërsa unë e kam mendjen te shpopullimi i Shqipërise, te zgjedhjet që po vijnë, te çmimet e larta, te problemet e korrupsionit, terrorizmit, ngrohjes globale dhe padyshim edhe te lufta në Ukrainë! Nuk urojnë kot: mos na lëntë Zoti pa halle dhe qenka e vërtetë se halli, hallit nuk i ngjan!
I juaji
Luizi

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndalova gjithçka”/ Jennifer Lopez rrëfen si e përjetoi divorcin nga Ben Affleck

“Ndalova gjithçka”/ Jennifer Lopez rrëfen si e përjetoi divorcin nga Ben Affleck

13/03/2026
“Është në rrugën e duhur”, trajneri i Burnley zbulon gjendjen e Brojës

“Është në rrugën e duhur”, trajneri i Burnley zbulon gjendjen e Brojës

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al