• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letra e ish-dhëndrit, babai i Sabrinës shpërthen në akuza: Plehra, ai e vrau vajzën duke ngrënë bukë

17/09/2021
Letra e ish-dhëndrit, babai i Sabrinës shpërthen në akuza: Plehra, ai e vrau vajzën duke ngrënë bukë

Një ditë pas letrës së publikuar në media, ku Elton Metaj akuzonte babanë e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj, për vrasjen e kësaj të fundit, reagon i revoltuar i ati i të ndjerës. Ky i fundit ka hedhur akuza ndaj Metaj duke e cilësuar si ‘fëlliqësirë, plehrë’. Ai tregon se Elton Metaj e ka vrarë vajzën e tij, sapo ka hyrë në banesë. Ndërkaq, Partizaj Bengaj sot ka denoncuar në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin që liruan nga burgu vrasësin e vajzës së tij.

‘Unë po autorizoj avokatin që në SPAK të përfaqësoj që të denoncojë të gjithë ata që janë përfshirë në lirimin e vrasësit të vajzës sime’, tha Partizan Bengaj për ReportTv.

Sa i përket akuzave se ai e ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij Bengaj thotë se në atë periudhë ka qenë në Itali dhe akuzat janë totalisht të pavërteta.

Avokati Vishaj u shpreh se do të studiohet e gjithë dosja për të parë të gjitha përgjegjësitë.

‘Është një ngjarje shumë e rëndë. Në do të shikojmë se çfarë do të bëjmë pasi të shikojmë të gjithë dosjen’, tha avokati Vishaj.

Ndërsa duke folur për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ Partizan Bengaj ka komentuar letrën e ish-dhëndërrit të tij dhe e quajti Elton Metajn dhe gjithë familjen e tij si mashtrues dhe plehra. Sipas tij, gjithçka që Metaj ka shkruar në letër është gënjeshtër, duke shtuar se as ai dhe as askush nuk mund ta njollosë vajzën e tij.

‘Ka mundësi t’i thuash atij lloj fëlliqësire se nuk e njollos dot vajzën time. Këta lloj fëlliqësirash nuk mund ta njollosin vajzën time. Të gjitha që thonë, si ai, edhe prindërit e tij, janë gënjeshtra. Ai plehra e mbante mbiemrin tonë se iku në Greqi. Gjithçka që ka shkruar në letër është mashtrim. Absolutisht s’e kam kërcënuar kurrë atë. Por, më mashtrues se Eltoni, është avokati i tij. Do ta denoncojmë se shpalli një letër të tillë, avokat pa pikë dinjiteti. Sabrina nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Për këtë mbaj përgjegjësi penale dhe shkoj unë në burg, po këta janë plehra. Këta lloj plehrash nuk e njollosin dot fëmijën tim’, tha babai i Sabrinës.

Ndërhyn gazetarja: Ai thotë se ‘Unë kam shkrepur armën, por Sabrinën e ka vrarë i ati’.

Babai i 23-vjeçares: Nuk e fëlliqin dot time bije këta lloj plehrash moj, le të flasin. Ata janë mashtrues si familje. Është turp që unë të flas, dihet publikisht që sa hyri në banesë, shkrepi armën direkt, teksa vajza ishte duke ngrënë bukë. Nuk mund të ma zërë goja atë lloj plehre.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo: Fundi i karrierës sime po afron… le të shijojmë çdo ndeshje

Cristiano Ronaldo: Fundi i karrierës sime po afron… le të shijojmë çdo ndeshje

30/04/2026
Mimoza Ahmeti thumbon Ramën me sarkazëm: Më gjej pak lepujt me satelit, a punon ai? Po e-Albania punon tani?

Mimoza Ahmeti thumbon Ramën me sarkazëm: Më gjej pak lepujt me satelit, a punon ai? Po e-Albania punon tani?

30/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al