• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Libohova, rikthehet pazari tradicional pas 80 vitesh (FOTO)

17/07/2017
Libohova, rikthehet pazari tradicional pas 80 vitesh (FOTO)
30 biznese dhe njësi të vogla shitjeje u prezantuan në të parin Pazar tradicional në Libohovë.
Pazari i Libohovës ishte aktiviteti më i rëndësishëm kulturor dhe turistik i qytezës historike në fundjavë, ku të rinj dhe të moshuar, vendas edhe të huaj morën pjesë përgjatë tri ditëve në sheshin qendror të Libohovës, duke u njohur me prodhimet e zonës dhe punimet artizanale.
 
Ky aktivitet u zhvillua për të promovuar punën e artizaneve të Libohovës dhe zonës përreth, duke mundësuar kthimin pas një mungese më shumë se 80-vjeçare të pazarit të artizanatit dhe kulinarisë tradicionale të kësaj zone. Panairi “Udhët drejt historisë”, panair i zejtarisë dhe artizanatit, u organizua nga Shoqata “Open Doors for Albanian Youth-ODAy” , me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
 
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi panairin si motivim që banorët të bëhen pjesë e tregut turistik. “Fakti që këtu ka edhe shumë turistë tregon që këtu po krijohen pole të reja atraksioni për turizmin e Gjirokastrës që të mos jetë një turizëm kalimtar, por të jetë një turizëm interaktiv”, – u shpreh Kumbaro.
 
Gjatë tri ditëve, 14-16 korrik 2017, u prezantuan të gjitha prodhimet e zonës, duke nisur nga prevede e manit e deri tek vera e shenjtë, nga bimët medicinale si sherebel, apo gjethet e shtogut. Motivet e vjetra të familjeve të Libohovës në punimet e dorës janë risjellë me shpresën si një mundësi punësimi në të ardhmen.
 
Ky projekt ndihmoi edhe në drejtim të punësimit të anëtareve të komunitetit, por edhe në drejtim të ruajtjes së traditës së zejeve, prodhimeve të kulinarisë dhe artizanatit, të punës për krijimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të kësaj zone si dhe në edukimin e brezit të ri në drejtim të dijebërjes, së zejtarisë karakteristike. Gjatë periudhës së organizimit të këtij aktiviteti (prill- korrik 2017) u organizuan kurse falas për zejtarët e rinj për të promovuar këto profesione, për të krijuar vazhdimësinë e këtyre zanateve edhe tek brezi i ri.
 
Projekti nisi në bashkëpunim me Bashkinë Libohovë ku u organizua prezantimi i dijebërjes së artizanatit dhe prodhimet e kulinarisë tradicionale të trevës. Këto elemente të trashëgimisë jomateriale, në këtë zonë janë në rrezik zhdukjeje dhe është një nga detyrimet e Ministrisë së Kulturës mbështetja e nismave të cilat mbajnë në jetë dukuritë e trashëgimisë jomateriale. Panairi do të rrugëtojë në Berat, në ditët e festivalit “Berati Multikulturor”, si dhe në Gjirokastër, apo Tepelenë, ku prezantimi në panaire të ngjashme, krahas kulturave të krahinave të tjera plotëson mozaikun e diversitetit kulturor të trashëgimisë jomateriale.
 
Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë edhe certifikata për pjesëmarrësit. Panairi, përgjatë tri ditëve, u ndoq nga një numër rekord vizitorësh, vendas dhe të huaj, të cilët u njohën me punimet artizanale libohovite.

Related Posts

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026
Kryesore

Rama udhëton më 20 shtator drejt Amerikës

15/09/2026
Shpërthen debati në Greqi, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia
Kryesore

Shpërthen debati në Greqi, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

15/09/2026
Seanca live, Erion Veliaj përballë Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)
Kryesore

Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn

15/09/2026
Ilir Meta mbetet në burg, gjykata i rrëzon sërish kërkesën për liri
Kryesore

Ilir Meta mbetet në burg, gjykata i rrëzon sërish kërkesën për liri

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Super sfida me Romën, Chivu humbet Calhanoglu, e paqartë gjendja e Stons

Super sfida me Romën, Chivu humbet Calhanoglu, e paqartë gjendja e Stons

16/09/2026
“Hakmerret” Mehmeti, shkëlqen ndaj Arsenal, gol dhe lojtari më i mirë për Ipswich (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

“Hakmerret” Mehmeti, shkëlqen ndaj Arsenal, gol dhe lojtari më i mirë për Ipswich (VIDEO)

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al