• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Llapi e Malisheva fitojnë në shtëpi, Gjilani merr pikë të plota në udhëtim

09/03/2026
Llapi e Malisheva fitojnë në shtëpi, Gjilani merr pikë të plota në udhëtim

Ballkani ka pësuar humbje si mysafirë ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me shifrat 2:0, në njërën nga tri ndeshjet e javës së 23-të në Albi Mall Superligë që u zhvilluan këtë të hënë. Ky rezultat ia ka mundësuar Dritës që të qëndrojë në krye të renditjes pas kësaj jave, me 42 pikë, tri më shumë se sa portokallezinjtë, të cilët para kësaj jave e kryesonin renditjen.

Muhamet Hyseni shënoi golin e parë në minutën e 17-të, ndërsa fitore e llapjanëve e vulosi Edon Sadriu në minutën e parë të shtesës pas asistimit të Arbnor Ramadanit. Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina në garën për t’iu shmangur zonës së rrezikshme në tabelë. Tani Llapi ngjitet në vendin e shtatë me 26 pikë. Humbje si mysafire ka pësuar edhe Prishtina në duel me Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”. Në pjesën e parë dallimin e bënë dy penallti, të shënuara nga Etnik Brruti në minutën e 26-të dhe Laurent Xhylani në minutën e 33-të. Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 32-të, pasi kapiteni Ardian Limani, u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkaq, Laurent Xhylani vulosi rezultatin në minutën e 73’. Me këtë fitore, Malisheva ka barazuar pikët me Prishtinën, e cila renditet e treta me 37 pikë, pesë më pak se lideri Drita, ndërsa Ballkani mban vendin e dytë me 39 pikë.

Ndërkohë, Gjilani fitoi si mysafir ndaj Ferizaj, me rezultat 2:1, me golat e Armend Thaqit, në minutën e 22-të dhe Senad Jaroviq në minutën e 60-të, ndërsa golin e vetëm për Ferizajn e realizoi Ade Oguns, në minutën e 40-të. Kjo fitore e tretë rresht i siguron Gjilanit vendin e pestë me 36 pikë, vetëm një më pak se Prishtina dhe Malisheva, ndërsa Ferizaj vazhdon të luftojë në zonën e mbijetesës me 23 pikë. Të shtunën, Drita e mposhti Prishtinën e Re (3:0), ndërsa të dielën Drenica dhe Dukagjini e mbyllën përballjen e tyre në “Bajram Aliu” pa fitues (2:2).


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu
Sport

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

29/07/2026
Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues
Sport

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

29/07/2026
Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë
Sport

Conference League, Daja: Ndeshja do zgjidhet nga episodet, besoj te skuadra

29/07/2026
Zyrtare te Interi, rinovohet kontrata me mbrojtësin
Sport

Zyrtare te Interi, rinovohet kontrata me mbrojtësin

29/07/2026
Ernest Muçi rrëfehet në Turqi, zbulon lajmin e veçantë për të ardhmen: Shpresoj të jetë njësoj
Sport

Ernest Muçi rrëfehet në Turqi, zbulon lajmin e veçantë për të ardhmen: Shpresoj të jetë njësoj

29/07/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Vllaznia synon goditje të tjera në merkato, zbulohet plani pas afrimit të Mehmetit dhe Dulys

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

29/07/2026
Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

Zhgënjimet te axurrët, trajneri Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al