• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA jep njoftimin për datën e hapjes së aplikimeve

12/09/2020
Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA jep njoftimin për datën e hapjes së aplikimeve

Procedimi aplikimeve për Lotarinë Amerikane do të nisë më 14 shtator.
Njoftimi është bërë nga Ambasada amerikane në Tiranë bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në njoftim bëhet gjithashtu e ditur se programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020 dhe se DASH ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave.

NJOFTIMI
Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.
Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje, shikoni këtu
Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.
Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

Related Posts

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor regjistroi ‘një zemër’ gjigante rozë në Argjentinë, NASA nxjerr imazhin e veçantë
Lifestyle

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor regjistroi ‘një zemër’ gjigante rozë në Argjentinë, NASA nxjerr imazhin e veçantë

21/04/2026
Dy balena 10 milionë vjeçare u zbuluan nga stuhitë dimërore në Portugali
Lifestyle

Dy balena 10 milionë vjeçare u zbuluan nga stuhitë dimërore në Portugali

20/04/2026
“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun
Lifestyle

“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun

19/04/2026
Studimi rrëzon mitin! Indigjenët nuk shkaktuan zhdukjen e zogjve në Hawaii
Lifestyle

Studimi rrëzon mitin! Indigjenët nuk shkaktuan zhdukjen e zogjve në Hawaii

19/04/2026
Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë
Lifestyle

Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë

19/04/2026
Pas eksperimentit me arsimin dixhital, Suedia rikthen librat e shtypur në shkolla
Lifestyle

Pas eksperimentit me arsimin dixhital, Suedia rikthen librat e shtypur në shkolla

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbeten favoritë, OPTA i jep 73% shanse Arsenal-it për titullin kampion

Mbeten favoritë, OPTA i jep 73% shanse Arsenal-it për titullin kampion

21/04/2026
Po “shkëlqen” me Newcastle, Bayern Munich “hedh sytë” nga Anthony Gordon

Po “shkëlqen” me Newcastle, Bayern Munich “hedh sytë” nga Anthony Gordon

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al