• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lubonja: Blinken ma neveriti, e trajtoi Ramën si burrë të shquar edhe pse e di se ai është i korruptuar

16/02/2024
Lubonja: Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit!

Vizita dhe mesazhet e dhënë në Tiranë nga sekretari amerikan Antony Blinken, për Fatos Lubonjan janë me dy standarde. Lubonja u shpreh se Blinken e trajtoi Edi Ramën “si sheik”, duke e cilësuar si “burrë të shquar”.

Sipas analizës së tij, në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pasi në mes ishin interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërkohë shtoi se në vendin tonë, nuk ka një politikan, as nga opozita, që mund t’ia thotë në sy këtë. Lubonja tha se edhe Berisha në gjysmën e parë të reagimit të tij, foli me elozhe për Blinken.

“Për arsye gjeopolitike afrojnë diktatorë, liderë autoritarë, dhe zgjidh probleme me ta, por dhe i miklon dhe thotë ‘burrë i shquar’, si në rastin me Ramën, ose Vuçiç, Erdogan… I ka dalë boja atyre retorikave të mëdha për demokracinë, shtetin e së drejtës, që sot si përmendi fare mu duk.

Janë interesa gjeopolitke dhe ekonomike që maskohen nga këta. Si tha? ‘Sa herë kemi pasur ndonjë problem, na e ka zgjidhur Rama’. Kur flas për standard të dyfishta, kam parasysh, kur ky është me ne, përdoret një standard se është me ne, dhe kur nuk është, po këta shpallen si armiq. Këtë gjuhën e dyfishtë duhej t’ia thoshte një gazetar atje, sepse e përdori për Ramën por jo për Berishën.

Për mua qeveria e Ramës është me e korruptuara këto 30 vjet. Biden e ka trajtuar korrupsion si fenomen që vë ne rrezik sigurinë e shtetit kur goditi Berishën, ndërsa këtë e quan burrë i shquar, kjo gjuhë është e neveritshme.

Ata e dinë shumë mirë sesi është situata, por janë në mes interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Edhe Berisha gjysmën e fjalimit për Blinken e kishte me elozhe… Unë mendoj se duhet një opozitë që t’ia thotë në sy. Nuk ka këtu te ne”, – u shpreh Lubonja.

Related Posts

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump
Kryesore

Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump

12/06/2026
SPAK ju gjurmon nga TikTok! Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre
Kryesore

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 336 llogari bankare dhe disa vila të sekuestruara

12/06/2026
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj
Lajme

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj

12/06/2026
Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje
Kryesore

Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje

12/06/2026
Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil
Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim me gola, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët (VIDEO)

Barazim me gola, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët (VIDEO)

12/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al