• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lubonja: Edi Rama, Putini i Ballkanit. Ka mbledhur pas vetes gjithë oligarkët, ky është fashizëm ekonomik

20/01/2023
Lubonja: Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit!

Fatos Lubonja thotë se partitë politike në vendin tonë janë parti oligarkike. Ndryshe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Rama sipas tij i ka mbledhur rreth tij të gjithë. Duke folur për bashkinë e Shkodrës, Lubonja u shpreh se loja është e hapur sidomos pas largimit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë dhe bashkimin me PS.

“Partitë tona kanë të gjitha parti oligarkësh, njerëzish të pasur që u lidhën me politikën jo për ideal apo ide, por për tu pasuruar më shumë e për të pasur pushtet. Ky është thelbi i parive tona, por ka pasur një lloj pluralizmi oligarkik kur disa ishin me PD, disa me PS, disa me LSI si Çela i Shkodrës.

Mendoj që me kalimin e kohës ndarja historike që në ‘90 ishte i fortë erdhi duke u zbehur në dobi të klasave ekonomike. Tom Doshi është me origjinë të persekutuar dhe ishte me PD, tani ka një parti Socialdemokrate, parti bashkë me Ramën.

Rama si Putini, ku një parti socialiste e cila është kthyer në parti oligarke, një pallat një votë. Ajo që ka bërë Rama që ka dëmtuar edhe më shumë hapësirat demokratike në Shqipëri është që i ka kapur të gjithë oligarkët, ndryshe nga Berisha që kishte pak skrupuj, Rama i mblodhi të gjithë në partinë e tij. Socialistët e braktisën Shkodrën se ishte bastion i djathtë. PS ka shanse në Shkodër. Gjithsesi nëse PD do ishte e bashkuar do ishte e hapur loja falë braktisjes së Shkodrës. Është në lojë Shkodra. Në një vend normal demokratik, Shkodra duhet të kishte ikur nga PD dhe mbase t’i ishte kthyer sërish. Shanset janë që ta fitojë PS-ja Shkodrën”, – tha ai.

Këtu flasim për një sistem demokratik. E pranojmë idenë që ka interesa, sepse partitë e ndryshme shprehin interesa materiale të ndryshme, por ky është problemi, se në shoqëri nuk ka vetëm Tom Doshër, Çelër, etj, ka dhe njerëz të varfër, etj. Përgjithësisht grupet e ndryshme të interesave duhet të ekzistojnë për të shprehur këto interesa. Këtu një parti bandë ka kapur gjithë të pasurit që kanë kapur votat dhe kanë lënë të papërfaqësuar shtresat e tjera. Këtu kemi pabarazi që kërcënon edhe lirinë, është një fashizëm ekonomik” – tha Lubonja.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al