• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Lufta’ për 5 mandate në Gjirokastër, sa deputetë merr PD, PS dhe LSI?

25/06/2017
‘Lufta’ për 5 mandate në Gjirokastër, sa deputetë merr PD, PS dhe LSI?

Socialiste arriti të marrë tre mandate nga pesë në Gjirokastër në vitin 2013, duke marrë pothuajse dy herë më shumë vota se sa Partia Demokratike. Skema duket paksa më e komplikuar këto zgjedhje me ngritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë Gjirokastër.

Nga Gjergj Erebara

Qarku i Gjirokastrës ka votuar në përgjithësi majtas, duke i dhënë më shumë mandate Partisë Socialiste se sa Partisë Demokratike. Më 2009, PS arriti të marrë tre mandate ndërsa PD mori dy. Më 2013, PD humbi rreth 6 mijë vota në krahasim me katër vjet më herët ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të marrë gati 10 mijë vota më shumë duke siguruar një mandat. Vetë PS mori më 2013 edhe më shumë vota se sa më 2009, por këto vota shtesë nuk i hynë në punë për asgjë. Për rrjedhojë, Partia Demokratike ra në një mandat të cilin e mori LSI.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partisë Demokratike i duhet pak më shumë sforco se sa më 2013 për të rikapur një mandat të dytë në dëm të Partisë Socialiste ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim i duhen pak më tepër vota nga sa mori më 2013 për të qenë e sigurt në ruajtjen e mandatit të vet.

Në tërësi, situata në këtë qark është shumë e paparashikueshme pasi numrit relativisht të vogël të votave të banorëve të qarkut i shtohen votat e emigrantëve që kthehen për të votuar, zakonisht të organizuar nga partitë politike. Më 2009 rreth 54 mijë vota u hodhën në Qarkun Gjirokastër ndërsa më 2013 votat u rritën në 60 mijë. Një pjesë e konsiderueshme e shtesës në vota erdhi si pasojë e kthimit në një masë më të madhe të emigrantëve për të votuar. Numri i votave të tilla përcaktohet nga niveli i organizimit të partive në këtë drejtim.

Një rol pritet të luajë në qark sjellja e minoritetit grek, votuesi i së cilës është ndarë efektivisht mes LSI-së, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ dhe Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen. PBDNJ garon aktualisht djathtas, por nuk ka një pretendent për deputet në qark ndërsa pati garuar në koalicionin e majtë më 2013. Ajo ka marrë afro 2600 vota më 2009 dhe 1900 vota më 2013. Në të dyja rastet kjo parti pati garuar majtas. Në rast se këto vota ndryshojnë krah dhe i kalojnë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, atëherë socialistët mund ta humbasin mandatin e tretë. Por nuk është e sigurt se diçka e tillë do të ndodhë. Vetë kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule garon në vend të sigurt në listat e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë.

Partia Demokratike garon në vend të dytë në qarkun Gjirokastër, Roland Bejkon [CV Link] një pedagog me karrierë të gjatë si drejtues i Partisë Demokratike në këtë zonë. Përballë tij, në vend të tretë në listën e socialistëve gjendet mjeku okulist Flamur Golemi [CV Link], aktualisht kryetar i Partisë Socialiste për bashkinë Gjirokastër.

LSI garon me deputetin e vet Vangjel Tavo [CV Link], me profesion mjek, deputet jetëgjatë që nga viti 1997 dhe ish-ministër i Shëndetësisë.

LSI pretendon jo thjeshtë një mandat deputeti në këtë qark, pasi që nga viti 2015 kontrollon Bashkinë e Gjirokastrës, më e madhja në këtë qark për nga numri i votuesve, ndërsa rezultoi forcë e parë në bashkinë Dropull më 2015. Por nëse kjo parti arrin të grumbullojë vota për, fjala vjen, një deputet e gjysmë, suksesi i saj mund t’i prishë punë PD-së ose PS-së, në varësi të faktit se nga cili krah gërryen më shumë vota./Birn

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al