• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari i shpërbërë dhe me borxhet e Gole Tavos, FSHF pritet ta zbresë në Kategorinë e Parë

24/07/2019
Gjirokastër, Luftëtari bëhet gati për Partizanin

Nga njëra anë dënimi i Skënderbeut dhe praktikisht fundosja e klubit korçar. Nga ana tjetër gjendja financiare e gjysmës së klubeve të Superiores. Praktikisht, FSHF në këto momente është e vënë me shpatulla pas murit, sepse në gjendjen ku janë sot klubet e Superiores, rrezikon të nisë një sezon të destinuar për të dështuar.

Të mos ketë garë reale sportive se cila shkon në Europë dhe të ketë një numër të lartë ekipesh thjesht si emër. Lajmi i djeshëm për tërheqjen e presidentit të Luftëtarit e ka rënduar akoma më shumë situatën dhe ka konfirmuar se gjirokastritët janë në kolaps total. Pra situata është kjo: – Skënderbeu i dënuar dhe drejt shkrirjes (ikën shumica e titullarëve). – Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Luftëtari me urdhër nga FSHF (fshihet UEFA nga pas) për të zgjidhur situatën me borxhet ndaj të tretëve. Flamurtari nuk jep asnjë shenjë jete, ndërsa në Gjirokastër gjërat vetëm përkeqësohen. FSHF ka vënë 31 korrikun si afatin përfundimtar që të katërta klubet të mund të paraqiten në zyrat e saj me një zgjidhje. Shumë e vështirë të ndodhë.

RRËZOHEN SKËNDERBEU DHE LUFTËTARI

Burime të besueshme të gazetës pranë federatës bënë me dije se plani i ri për sezonin e ardhshëm është që të mos lejohet një numër kaq i lartë klubesh me probleme në Superiore. Deri tani, përflitet se FSHF do të rrëzojë Skënderbeun nga kategoria. Motivi zyrtar do të jetë dënimi që KAS la në fuqi, por ndërkohë po eviton që kjo skuadër të marrë pjesë në kampionat sa për numër. Një tjetër skuadër që pritet të bëhet shembull është edhe Luftëtari. FSHF duket sa ka marrë një lloj garancie nga Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari se do ta gjejnë një zgjidhje, ndërsa në Gjirokastër situata mbetet e zymtë. Në korridoret e federatës bëjnë me dije se FSHF mund ta rrëzojë Skënderbeun dhe Luftëtarin dhe të ngjisë ekipet e vendeve të dyta në Kategorinë e Parë, Dinamon dhe Besën.

SI VAZHDON SKENARI…

Ardjan Takaj e ka paralajmëruar dy ditë më parë se do të investojë te Skënderbeu edhe në Kategorinë e Parë, të Dytë, apo të Tretë. Çka mund të përkthehet se ai është tashmë në dijeni të këtij plani. Po çfarë ndodh nëse rrëzohen këto dy klube? Plani, ose më saktë ajo që përflitet është që të rikthehen Dinamo dhe Besa në Kategorinë Superiore./Panorama Sport

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al