Policia greke ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar me 51 kg kanabis. Operacioni u zhvillua në afërsi të Delvinakit, 20 km nga Pika Kufitare e Kakavijes. Mësohet se lëndën narkotike shqiptari e kishte në makinën e tij. Operacioni u zhvillua në bashkepunim me njesinë e Frontex-it që patrullon përgjatë kufirit me Shqiperinë.