Rreth orës 04:00 të mëngjesin një makinë e tipit “Volkswagen”, me drejtues shtetasin R. F, ka marrë flakë në ecje gjatë autostradës Fier-Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë pa lëndime ndërsa raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti motorik ndërkohë që policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.