• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Malajt s’i del inati me Ramën: PS do ketë fatin e PASOK-ut

28/01/2020
Malajt s’i del inati me Ramën: PS do ketë fatin e PASOK-ut

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, në një intervistë për gazetën Panorama, bën një parashikim të zymtë për forcën politike që ka përfaqësuar për vite me radhë. Sipas tij, PS është “mjelë” nga rilindasit dhe rrezikon të ketë fat më të keq se ai i PASOK-ut në Greqi. Më tej ish-ministri Malaj shprehet se një ngërç politik zgjidhet me ndërgjegjësim dhe angazhim publik të opinionit publik, që imponon një zgjidhje të re politike.

“Fatkeqësisht, PS-ja pasi është “mjelë” deri në palcë nga “rilindësit/majtistë”, rrezikohet shumë të ketë të njëjtin fat jo vetëm si PASOK-u, partia më e madhe e së majtës greke, qeverisëse për një periudhë të gjatë në historinë politike të Greqisë, por që u gërrye nga disa liderë të korruptuar. Korrupsioni e dëmtoi rëndë kredibilitetin e saj, sa jo vetëm ikën nga pushteti, por PASOK-u nuk arrin dot të ringrihet. Ka rënë aq poshtë në mbështetjen publike, aq sa rezultatet e saj elektorale edhe pse rreth 10 vite pasi ka ikur nga pushteti, luhaten nga 3-6% në zgjedhjet parlamentare.

Për të mos e dëmtuar të majtën progresiste si një domosdoshmëri historike dhe që shpreh raporte të forta me preferencat politike të votuesve shqiptarë, bazuar më shumë në besnikërinë fanatike të anëtarësisë se saj (kjo e kuptueshme dhe e respektueshme kur mban parasysh kulturën tonë të përgjithshme dhe atë politike në veçanti), se sa në qartësinë e dallimeve ideologjike apo programeve qeverisëse.

Si një detyrim mirënjohës ndaj socialistëve të thjeshtë që paralizohen nga të pangopurit për pushtet absolut, publikisht edhe kohë më parë, kam propozuar se lindja e një “SIRIZA” shqiptare mund të ndihmonte që përballë dështimit politik të PS-së, anëtarët, mbështetësit dhe personalitet të papërlyera nga korrupsioni, të PS-së, t’i bashkohen një partie të re të së majtës progresiste, me parime dhe funksionim sa më demokratik.

Jo vetëm që e kam prezantuar idenë në publik, por e kam diskutuar në mënyrë informale edhe me disa figura të respektueshme të PS-së. Reagimi i tyre ndaj propozimit ka qenë pozitiv, por vullneti dhe hapat konkretë kanë munguar”, është shprehur Malaj. Sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik në vend, ish ministri socialist ka këtë opinion:

“Një ngërç politik zgjidhet me ndërgjegjësim dhe angazhim publik të opinionit publik, që imponon një zgjidhje të re politike. Këtu vlen shumë për ne shqiptarët këshilla e ish-Presidentit amerikan, Jefferson, se “të vetmen gjë që duan tiranët, është heshtja e njerëzve me vetëdije të lartë”. Prandaj, ne shqiptarët duhet t’i pengojmë neodiktatorët të shndërrohen në tiranë që shtypin popujt e tyre. Ka disa hapa konkretë për të dalë nga ky ngërç, duke filluar me Reformën Zgjedhore. Anashkalimi i sistemit elektoral, spostimi i tij një kohë të dytë, mund të mirëkuptohet nga dëshira për të rivendosur ekuilibra të rinj politikë.

Kjo do të sjellë efekte vetëm afatshkurtra, pasi kriminalizimi i politikës shqiptare, fuqizimi i kryetarëve të partive politike me atributet e mbretërve me pushtet absolut dhe jo liderë vizionarë dhe inspirues, deficiti i madh demokratik, sa populli nuk voton në mënyrë të drejtpërdrejtë për asnjë përfaqësues të tij, kërkon reformim të sistemit politik dhe atij elektoral. Çdo anashkalim i këtij reformimi ofron ndoshta edhe zgjedhje të parakohshme, por jo hapa efektivë për një demokraci funksionale dhe me pjesëmarrje. Pra, pa reformim të sistemit politik dhe elektoral, çdo përpjekje është një kurim sipërfaqësor, çka e favorizon sëmundjen të avancojë, duke e bërë më të pasigurt shëndetin e demokracisë”.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

E konfirmuar për sot, skenari ku Elbasani mund të vendosë një dorë te titulli kampion

17/05/2026
Pamela Anderson dhe Tom Cruise: Çifti i ri i Hollivudit?

Pamela Anderson dhe Tom Cruise: Çifti i ri i Hollivudit?

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al